0 Comments

Tana tonet e ngjyrës t’ashkut
N’nurin e fytyrës tane i kam pa
Prania jote e bekune m’dha huzur
M’u kall’ shpirti kur u dashtë me u nda


Prej mallit ruhi m’dehet e vajton
Loti m’copëtohet faqeve kur përmbysna n’vaj
Tana bashqet çelin lule prapë ndoshta ama
Lulja që dora jote s’e prek erën misk ma s’do e mbaj


Plaga e mallit që n’zemër kam
Gjakos sikur shiu që vjeshtës bjen
Me gjoks e shtyj bjeshkën e sabrit
Deri atëherë kur vakti vusllatit të na vjen


Dynjanë zbrazëtirë na e le
Nuk gjan shpirti askund prehje
Asnji çiparis freski ma nuk jep
Shpirtin kam n’vaj, fytyrën n’zbehje


A asht mexhlis i ilmit vendtubimi
Ku mungon jehona e derseve t’pikune prej hojit t’shpirtit tan
Nji dua t’vetme kam që ia drejtoj Hakkut
N’udhën ku ti me ashk ke ec sa nji zerre pluhuni coll me kanë

Related Posts

DAN IBRAHIMI – TI RILINDESH NGA HIRI YT

Ti rilindesh nga hiri yte ke dhuratë nga natyratë ringrihesh sa herë rrëzoheshnuk ke pohuaras nuk ke mohuar kurrëvetëm ke parë dhe dëgjuarrrenat e përdalakëngët e përçudëtafjalimet shkumëzuesedhe duartrokitjet për atanuk ka këngë për tyas…

LUMI HAJRA-Valigje e dashnisë

Sot e kam ba njet me t'kallzu sa t'du sa vetja jote n'zemrën teme zan' ven' t'du, t'du, t'du... edhe at'herë kur harroj me t'dashtë t'du, edhe kur larg jemi se dashnia na afron e…

ERINA RRAHMANI-VJERSHA ME ERË LAJTHI

Shkrova një vjershë të vogëlE botova n’gazetëÇ’të shoh t’ nesërmenTezja VioletëPastron xhamatMe po të njëjtën fletëDritaret mbajnë erë poeziDielli tha me bukur u rriShkrova një vjershe të vogëlE botova në gazetëÇ’më panë sytë e miNë…