0 Comments

Nuk i mbetë mana kurgjafit
Veç plaga u thellu deri n’ásht
Asnji gja ma s’ka shije
Ma as loti i njelmët s’asht


A thu t’ranat e vjeshtës
Prapë n’bahar kanë me lulëzu
Vallë tash t’frymuemit përgjysmë
Kam me i thanë “me jetu”

Kurrë kand s’e vrau ma shumë
Asnji hedie n’dynja
Se tash zemrën teme
Kjo që përlotshëm jam tu e pa


N’dynja gjysmë thonë s’mbetet gja
Nji ditë plotësohet çdo hiqaje
Pse kaderi lapsin kaq ashpër e thej
Me na i dënu shpirtat me ndarje


Rri e heshtun sikur pragu
Pavarësisht barrës nuk nxjerr za
Për hatër t’ardhjes tane e bajë mallin
Sikur breshka qysh shpinen ka.

/RevistaUji-9/

Related Posts

Botohet numri 2 i revistës “Uji”

Botohet numri 2 i revistës “Uji”, revistë që i kushtohet letërsisë, kulturës e historisë. Revista përbëhet nga studime, ese, recensione, prozë, anekdota, poezi e përkthime. Në këtë numër me punimet e tyre prezantojnë autorët: Metin…

HYRË H. FAZLIJA-XHELOZE…

Si del natën, vetëm?! Kur heshtjet bien mbi sy, copëton retë, grisë qiellin... Vjen! Ulesh n'prehërin e ëndrrave, në buzë kujtimesh shton mallin: do të pi dhe një gotë për ty, le të jenë dy,…