0 Comments

Në çastin kur gishtat e lodhjes
m’i mbyllin qepallat
duke më kthyer
në një udhëtare gjumi
unë hyj në rrugicat e heshtura të pyllit
të ëndrrave
të takohem me të shkuarën
me vitet e pafajësisë dhe naivitetit tim
me sekretet intime
që ne atëherë ia rrëfenim hënës
me imazhin tënd
që më ngrinte në qiell
dhe më pëshpëriste
kaq fjalë të panjohura stinësh

për puthjen e parë
që ti ma dhe mbas një peme
në ditën e festës së tokës.
Fëshfërinin kaq ëmbël degët e pemës
dhe unë që drithërohesha
më shumë se ajo nga lumturia.
Tre ditë me radhë kam vëzhguar
në pasqyrë buzët
me shpresë se bashkë me to
mund të riktheja edhe njëherë
magjinë e atij çasti.
Tre ditë duke i folur lumturisë
që e mbaja ngërthyer në gjoks
me fjalë zogjsh.

Related Posts

BESNIK JAHA-NE VETËM IMITOJMË

Për dallim nga filozofitë dhe besimet tjera, në Islam njeriu asnjëherë nuk kapasur nevojë ta pyes veten kush jam unë; ndërsa kjo pyetje gjithmonë ka qenëthelbi i çdo problematike. Ai njihet si qenie e Zotit,…

HYRË H. FAZLIJA-XHELOZE…

Si del natën, vetëm?! Kur heshtjet bien mbi sy, copëton retë, grisë qiellin... Vjen! Ulesh n'prehërin e ëndrrave, në buzë kujtimesh shton mallin: do të pi dhe një gotë për ty, le të jenë dy,…