SULEJMAN MEHAZI-KRYETARI I PARTISË DHE MISTIKU

SULEJMAN MEHAZI-KRYETARI I PARTISË DHE MISTIKU

0 Comments

Kryetari i partisë pyet:

– A e dini se ç’është  qëllimi i partisë sime?

Ngrihet Mistiku, përgjigjet:

-QËLLIMI I PARTISË SUAJ ËSHTË: TË HANI, TË PINI, E TË PORDHNI.

Hidhërrohet rēndë kryetari me fjalët e mistikut dhe urdhëron truprojën qē ta përzënë. Jo vetëm që e përzënë, por të pranishmit, simpatizantët e partisë e shqelmosin dhe e rrahin keq.

Në këtë gjendje të papëlqyeshme e të rëndë Mistiku kthehet kah kryetari duke çuar duart lartë: “O ZOT, BËRE QË KRYETARI YNË VETËM TË HA, TË PI, E KURRË TË MOS PORDHË…”.

Pas disa ditësh me një ceremoni festive kryetari partisë kishte hangër e pirë aq shumë, sa që ndiente dhembje të mëdha të barkut. Me shpejtësi shkoi në WC për t’u liruar, por nuk mundej, ishte në siklet të madh, jo që nuk mundej ta bënte nevojën, por edhe s’ën pordhte për t’u çliruar pak. Sa më shumë që kalonin sekondat e minutat gjendja e tij shëndetësore përskeqej e përskeqej, dhembja e barkut i shtohej e shtohej, frymëmarrja i rëndohej e i rëndohej,

i dukej se barku i plasej i plasej.

Porosit vozitësin që sa më shpejtë ta çonte në spital për t’u shëruar me urgjencë! Mjeku konstatoi se barkun e kryetarit e kishte kapluar kapsallëku, për t’u çliruar sa më shpejtë duhej të pordhte, por ky s’mundej të pordhte. Mjeku bëri disa eksperimente dhe përpjekje  për ta shëruar, por pa sukses. Kryetarit të partisë i merrej fryma, barku i rritej e i rritej dhe pak sa s’i plasej; ç’të bënte i gjori; i shkoi mendja te vdekja, i dhimbsej shumë jeta. Ndër kohë, iu kujtua mistiku, lutjet e tij për te duke e përzënë truproja e tij: ” O Zot, bëre që kryetari ynë vetëm të ha, të pi, e kurrë të mos pordhē”. Urdhëroi që ta gjejnë Mistikun, të jetë e mundur sa më shpejtë, sa se ka kapluar agonia e vdekjes. Oh për kryetarin e partisë sa mirë do t’ishte t’i dilte prej bythës së tij një pordhë e të shpëtonte nga ky siklet i madh! E gjetën menjëherë Mistikun, se fjala e kryetarit ishte ligj. U gëzua shumë, shumë kryetari kur e pa Mistikun; aman, aman të lutem më shpëto miku im Mistik se vdiqa, vdiqa për një pordhë! Mistiku buzëqeshi pak e i tha kryetarit të partisë: “Po tash unë ty do të bëj një pyetje, a e di se çështë qëllimi i pordhës suaj?

-Aman Mistik, kurrgjë s’është pushteti, të lutem më shpëto se PORDHA  paskërka qenë më e vlefshme se pushteti im,  pordha ime është jeta ime, aman!

/RevistaUji-XI