0 Comments

Pa dritë e pa hënë,

nata me shoqëroi mua,

pa më pyetur e asgjë pa më thënë.

Dita më zbardhi në kohë të humbura,

s’të trembi errësira, o e dashura grua.

Ti grua e fortë, që mban në dorë globin,

s’të trembi heshtja e vetmisë së natës,

e as dita e shoqëruar

me ato egërsirat e shpifura.

S’të trembi as gjykimi i së vërtetës,

që i fshehe ato bishat të egra,

e sot të dënuar nga Zoti pa ty.

Ty s’të trembi as errësira,

o shpirti i gatuar për vuajtje

e i sprovuar nga krijuesi i mëshirës.

Pa dritë e pa hënë,

netët i numëroje rend me rend.

Bekimi i Zotit ra mbi ty,

që pas gjithë kësaj

ti mbete shumë e fortë dhe me mend.

/RevistaUji-XI/

Related Posts

SHAHIN ÇAKAR

Dita po perëndon në heshtje pas bjeshkëvePas pak ky qytet fle në gjë të errësirësVorbulla dhe mua në varr më tërheqinBrenda syve të mi dritat fillojnë të sillen Këtu,Në dhomën e ngushtë, në mure të…