0 Comments

Në ato perëndimet e mia ti vjen pa u ndjerë
Më avitesh e m’dëfton shumëçka kjo botë mbanë


Më prek mbi supe
e pa zë më thua “sabër” e dashtun
Në gjysëm perëndime
ti veç shikime më fal


Më prek ashtu në paprekje dhe më ndjenë
pa kompleksitetin e paqartësisë
Në perëndimet tona
Të miat dhe të tuat shoqe

Ti di si më gjendesh
E të jesh e gjendshme
do të thotë me të dashtë pa kusht
Me të dashtë pa thënë e dhënë shumë sqarime

Related Posts

Rozafa Shpuza-Pranverë n’shpinë e braktisun

Kët pranverë askush s’i pa tue lotue hardhitë... Degët shtriqën shtatin e u lidhën ny ndërvedi kësisoj sythet buluen kryenelte si thitha lehonash. Micave s'iu ba vonë se gërshana e krasitjes mbet varë në gozhdën…

BLERINË TËRBUNJA – E ZEZË

Të deshaas vetë nuk e dita pseas sot nuk e di Befasisht Vrima e Zezë u mbush me dritëhapësira u çel brenda masëskoha filloi të numërojë hapat bota pastaj u krijua rastësisht pastaj edhe unë…