0 Comments

Më mbron nga shëmtia dhe e keqja,
Më bart në thellësi ku pak kanë shkuar më parë,
Më fut në zemrat e miqve, t’i lexoj mendjet e tyre.
Më zbret në tokën e të vdekurve,
T’i pyes ata për sekretet që nuk na janë zbuluar,
Ti pyes ata se kujt i falen dhe nëse janë të bindur
Për dhembjet që i kanë atje poshtë.
Më bredhë në ëndrrat që udhëtojnë mbi koka,
Por jo vetëm kur flemë.
Në ëndrrat e ëndërruara nga të zgjuarit,
Që janë të bekuara dhe magjepsëse.
Më hedhë në errësirën ku fshihet sekreti i madh,
Ta njoh atë, por pa bërë zë.
T’i shoh gjitha rrugët që mund të kalohen,
Të zbukurohem me stolitë e rrugës së vetmisë.
Këmba ime aty të shkelë,ku shpirti gëzohet
Të ndjejë gjithçka, që do të dijë
Të thuri këngë më të bukura se vesa e mëngjesit
Fani, kujdes, mos e humb tulipanin gjatë rrugës.

/RevistaUji-VII/

Related Posts

LULZIM TAFA – SA SHPEJT MË HARROI NANA

Nana sot e ka datëlindjenU bë katër vjeçe.Sa ngadalë u rritkan të vdekurit.Ajo tash atje është fëmijëPrindërit e mbajnë për doreEdhe andej si dikur këndej. Vrapon pas fluturaveMbledh luleSa shumë i donte Nana LuletEdhe emrin…

SULEJMAN MEHAZI-KRYETARI I PARTISË DHE MISTIKU

Kryetari i partisë pyet: - A e dini se ç'është  qëllimi i partisë sime? Ngrihet Mistiku, përgjigjet: -QËLLIMI I PARTISË SUAJ ËSHTË: TË HANI, TË PINI, E TË PORDHNI. Hidhërrohet rēndë kryetari me fjalët e…

BESNIK JAHA-NE VETËM IMITOJMË

Për dallim nga filozofitë dhe besimet tjera, në Islam njeriu asnjëherë nuk kapasur nevojë ta pyes veten kush jam unë; ndërsa kjo pyetje gjithmonë ka qenëthelbi i çdo problematike. Ai njihet si qenie e Zotit,…