0 Comments


N’avli t’xhamisë t’shehrit t’vjetër
Kafshatat e muhabetit m’i ngjyjte n’ashk
Ma ushqeve shpirtin e lodhun me to
Tuj ta ndje praninë e syve deri n’asht
Nëpër sokaxhikat e mahalles t’vjetër
M’rrefeve sikur n’njimijenji net
Hiqajet e hallkut që t’mbarun s’kishin
M’zhyten thellësive si me ra n’det
Netve t’qeta t’stinve t’dashtunisë
Ti bashke me hanën bajshe dritë
Ajo ndriçojke nalt për havan
E ti n’tokë shpirtin për me ma përndritë
N’sfondin e tan asaj hareje t’lumnisë
Eksik s’kanë kane kurrë kangtë e ashiknisë
Për t’cilat me entuziazëm i folshe ashikes
Tuj e ditë që çdo tingull i tyne e përplas ma fort dashnisë
N’netet e mia t’acarta t’pritjes
Për me ra n’përqafim t’syve tu
Si rrezja ma e bukur e diellit ti linde
Krejt errsirat e drojtjes t’mallit m’i ke ndriçu

/RevistaUji-VII/

Related Posts

PRANVERA QERIMI-MJEGULL

Mjegulltymi e zjarriNa kish rrethuArmët në dorë i kishim marrE armikut vendosëm me i ba ballëFëmija pyeste: nënë ç’është ky tym i zi?Duro çupa ime se po vjen era Liri.Nënë ç’janë këta topa që po…

IZRI REXHA-VARFËRIA TË NDAL FRYMËN

Atë paradite u kthye Denisi për në dhomën e tij, i cili banonte në qendër të qytetit si qiramarrës ditor që ishte vendosur aty qe disa javë. Edhe këtë ditë nuk kishte mundur të gjente…

Fatijona Bajraj

Fatijona Bajraj, që nga mosha e re e deri më tani kur ka mbushur njëzet e gjashtë vjet, ka qenë dhe vazhdon të jetë e lidhur me studimin e gjuhëve dhe veçanërisht atyre orientale dhe…