0 Comments

Dita po perëndon në heshtje pas bjeshkëve
Pas pak ky qytet fle në gjë të errësirës
Vorbulla dhe mua në varr më tërheqin
Brenda syve të mi dritat fillojnë të sillen


Këtu,
Në dhomën e ngushtë, në mure të plasaritura
Krijesat në kujtesën time që pamja e tyre tokën prekë
Dhe flaka e zhveshur e një llambe ende po digjet
Një mori zërash jehojnë nëpër rrugë


Shtrihem në shtrat sipër i mbuluar
Fryma më ngulfatet, sytë më janë zbehë
Mbes i shtangur porsi i vdekur
Zgjohem me vrull i trishtuar
I molisur dhe i zbehur

Mendja në vuajtje më është zhytur
Nuk më largohet assesi
Rrahjet e shpejta të pa pritura zemre
Trishtimi dhe frika po vazhdojnë të jenë
Dhe pse e dinë që përsëri do bërtas

/RevistaUjiVII/

Related Posts

ALBIN MEHMETI-KONCEPTET ESTETIKE TË PLATONIT

Platoni, ashtu si edhe filozofët tjerë të antikës greke shqyrtoiproblematika të shumta shoqërore duke filluar nga ato më të thjeshtat deri tekato më komplekse si ajo për (mos)ekzistencën e Zotit dhe problematika tjerametafizike, tema të…

DORENTINA SADRIJA METAJ-TI VJEN

Ti vjen…Koha e pritjes hargjohet e pritja vdes,Ti vjen,vjen bashkë me lumturinë time në krahë,Unë dashurohem në ty,Përsëri e përsëri.Në qeshjen tënde flenë qetë engjëjtNë sytë vjeshtor ecin lumenj mirësieTë shoh kur kah unë drejtimin…