0 Comments

Keshi dhe kjaj me veten tem
Çudi!
Ai që t’ban me ndje
Ai ndjenjat t’i tremb
Ditët vijnë e shkojnë tuj na shoqnu
N’udhën e lotëve dijnë me udhëtu veç ata që kanë dashunu
Pranë kapenxhikut t’udhëve të mia
Roje e patrembun m’mbetet dashnia
Si drandofille ma e bukur ki me lulëzu, ti dashni
E ujitun çdo ditë prej lotëve t’mi
Si lutja që pranohet kur shiu vërshon
E bekueme asht ajo zemër që pastër dashunon.
Si çdo pemë n’natyrë që pret prandverën me dalë
Njashtu po pret ty kjo zemër nji ditë t’kthjellueme me i ardhë
Keshi dhe kjaj me veten tem
Çudi!
Ai që t’ban me ndje
Ai ndjenjat t’i tremb.

/RevistaUji-VII/

Related Posts

ALBIN MEHMETI-LAKORJA E FATIT NJERËZOR

(vështrim letrar për veprën “Lakorja e fatit”-Adem Gashi) Binomi i emrit Adem dhe i numërorit i pari Adem... Adem ishte njeriu i parë sipas feve abrahamike. Adem ishte prijatari i lëvizjes së madhe kombëtare shqiptare.…

SULEJMAN MEHAZI-KRYETARI I PARTISË DHE MISTIKU

Kryetari i partisë pyet: - A e dini se ç'është  qëllimi i partisë sime? Ngrihet Mistiku, përgjigjet: -QËLLIMI I PARTISË SUAJ ËSHTË: TË HANI, TË PINI, E TË PORDHNI. Hidhërrohet rēndë kryetari me fjalët e…