0 Comments

Munesh me quejt çudë, e pamundshme e fantazi
I çmendun munesh me m’thanë
Queje e quem si t’duesh
Po unë, me abstrakten jam taku
E takova ambëlsinë
Ajo frymonte n’tanen buzëqeshje
E takova dashtuninë
Njat dashtuni që leu n’takimin tonë t’parë
E takova mallin
Që e plotësonte boshllëkun kur ti je larg meje
E takova jetën
Që e gjeta n’praninë tande

E takova vetën
E zbulova tek ti
Tek ti që abstrakten e bane konkrete
Tek ti që ngjyra i dhe jetës me sytë tu

/RevistaUji-VII/

Related Posts

LUERDA AVDIAJ

Po ne ç'jemi tani, ç'mbetëm?Një qiell i grisur pa hënë,që ra në humnerën e harresës? Ne s'jemi, s'bëhemi dot mëEdhe sikur zemra e një fëmije,të qepë me ëndrra qiellin e grisur. Ne ishim, mbetëm dhimbje.Si…

Promovohet numri i ri i Revistës “Uji”

Në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinës u mbajt përurimi i numrit të tetë të revistës “Uji”. Ky përurim u organizua nga Pronet Academy në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese “Frymëzimi”. Drejtori i Pronet Academy, profesor…

SAMET VATA-FILOZOFIA E DRITËS

Shekulli i 13 është me rëndësi të madhe për disiplinën e filozofisë së lëvruar në gjuhën arabe. Në këtë periudhë vërehet një përhapje e madhe e mendimit filozofik dhe interpretimeve të teksteve antike duke sjellë…