0 Comments

Rruga për në shkollë më sjell shumë gëzim
Edhe pse orët e mëngjesit janë turbullimë
të mëdhenjë e të vegjël të gjithë nxitojnë
Disa për punë e disa për në shkollë


Rrugës takoj shokët e shoqet e klasës
Recitojmë edhe poezi në oborrin e shkollës
Të gjithë tok të mbledhur para derës
Zilja ra tani duhet filluar orës.


Mësuesja në klasë më buzëqeshje na pret
Rend e rend me emër na thërret
Çka do që më thotë unë e dëgjoj
Mësuesja është nëna ime e dytë nga e cila çdo gjë mësoj.

DIMRI
Në dimër kur bie borë
gëzohemi shumë kur tokën mbulon
së bashku duke luajtur me borën
Nata bie e ne nuk shikojmë orën


Të gjitha stinët kanë bukuri
Por dimri për ne fëmijët sjell shumë kënaqësi
nga mëngjesi e gjer në mbrëmje me sajë rrëshqasim
me topa bore njëri-tjetrin godasim.


Kur dordolecin kemi rregullu
Faqet na janë skuqur
e duar e këmbë na janë ngri
Se pa dordolecin dimri s’ka hijeshi


Dielli ka dalë, ne po lozin dhe rrezet e tij
Lutemi që dordolecët mos t’i shkrijë
Dordolecët tashmë që kur bora ka ra
Natë e ditë shtëpitë ru na i ka.

Related Posts

HYRË H. FAZLIJA-JAM HAJDUTJA JOTE, VJESHTË…

Të kam vjedhur të gjithapikat e vesës,mëngjeseve kur dielli zgjohet,lindur me flatra zogu…Të kam vjedhur të gjitha puthjet e gjethevegjersa përqafojnë tokën,n'lagështi nate…Po.Të kam vjedhur, vjeshtë,përplasjen e erës, valë,shtrënguar n'gjoks tik- takesh,kristal shpirti…Të kam vjedhur,…

FERDANE SAHITI-GRUA

Pa dritë e pa hënë, nata me shoqëroi mua, pa më pyetur e asgjë pa më thënë. Dita më zbardhi në kohë të humbura, s’të trembi errësira, o e dashura grua. Ti grua e fortë,…