0 Comments

MALLI
Kur ikët
Edhe zemra iku menjëherë.
Thuhet: s’jetohet pa të!
Qenkam përjashtim atëherë.


PA JU
Dhimbja
qe shumë e madhe,
ndaj e ktheva
në dashuri për jetën.

TRI STINË MË KANË MBETUR
Pranverën ia fala lirisë,
Lirinë ma ruani nga zjarri!
Në mall pranveror kur bie
Më falni që s’jam këtejpari.


PA PRILL
Jap prillin
të na kthehet shkrimtari,
Vargu i poetit
ngushëllim kalendari!

Related Posts

YMER ELSHANI-SI LINDI TREGIMI

Mora fletoren. Dola në luadh. Rrezet mëngjesore, të bardha e të lehta, më përkëdhelnin. Shelgjet sikur më përshëndetnin me duart e blerta. Po mendoja se çka të shkruaja. Çka të fusja në tregimin që doja…