0 Comments

Kur Zoti ia krijoi formën fizike-trupore Ademit në formën e statuas, iu afrua djalli me xhelozi të madhe për të parë e ditur se ç’ishte ajo krijesë që ishte lavdëruar edhe nga Zoti, krijesë që Zoti do ta bënte zëvendësuesin e vet në tokë dhe sunduesin e kësaj bote. E shikoi me zili statuan e krijuar nga Zoti, u vërtit rreth e përqark për ta parë këtë krijesë konkurruese dhe kundërthënëse ndaj tij. Ngaqë iu duk shumë i bukur, u zemërua aq shumë aq sa donte ta thyente e shkatërronte këtë skalitje të krijuar nga Zoti.

Posa e preku…, i erdhi fytyra, u gëzua shumë, …u mendua pak dhe tha: “Aa, lehtë e paskam, s’paska gjë prej këtij, qenka i ftohët, i akull, i zbehët, i palëvizshëm si i vdekur, unë jam shumë më i mirë se ky, unë jam i krijuar pastër nga zjarri i nxehtë, e ky nga toka e pistë e dëbora e ftohte. Më pas i ra me grusht për të parë forcën e tij, për çudi, dëgjoi një zë: gum, gum, gum, si zëri i shtambës së zbrazur, dhe, tha: s’ka gjë prej kësaj krijese, qenka brenda i zbrazur, prandaj edhe këtë krijesë të Zotit do ta udhëheq unë”.

Mirëpo, më vonë kur Zoti, përveç trupit fizik, njeriut të parë Ademit ia shtoi në brendësi edhe energjinë e shpirtit të mbushur me dashuri, mëshirë, humanizëm, mirësi, ndershmëri, dituri, sinqeritet, moral e besim, u zemërua shumë keq për shkak të këtyre vetive, cilësive dhe karakteristikave që s’i kishte vet djalli, duke u betuar se armikun numër një do ta ketë vetëm njeriun.

Për fat të keq furtuna e materializmit lufton që njeriun e sotëm ta bëjë krijesë të zbrazur nga besimi, dashuria, mëshira, humanizmi, mirësia, ndershmëria, dituria, sinqeriteti e kështu me radhë.

Related Posts

IZRI REXHA-LIRIA KA KUPTIM

Liria ka kuptim,të jesh i pavarur,të mos nënshtrohesh,… të mos jesh vetëm,të kesh miq,të jesh pjesë e natyrës,e tokës, e diellit, e hënës,e yjeve, e luleve, e kafshëve,e shoqërisë, e shtetit, e mirëqenies,të jesh demokrat,dhe…

DALINË ARIFI-RRI NEMI

Zgjodhëm rrugët e vegimitMbi kurorën e pendimitIkëm.. u fshehëm në gënjeshtërT'ia dinim për njëri-tjetrin nuk deshëm.Rri n'meni kujtueA nime t'kam lodh tuj t'dashunue?Tuj t’dasht a nime t'kam venit?Që s’u banëm bashkë një ditë.Shkoj përtej andrra…

METIN IZETI-TI NUK IKE…

Ti nuk ishe një kalimtar apo dikë që e kam takuar rastësisht diku... Zoti deshti të solli tek unë, më solli tek ti... Ti u bëre qarkullimi im i gjakut, mendimi i parë dhe i…