0 Comments

Tash nuk t’due si dikur

Tash t’due si ajri që s’shihet kurrë

Ajri ka peshë, ka vëllim,

por s’kapet me shikim

E bash njiashtu t’due,

Se si ajri ke kenë për mue

I dashtun dhe i duhun

I ndiem, po i papamë

Njikohësisht me mue

Dhe preje meje i ndamë.

Te due,

si nji kangë që s’ka ma tinguj

Si nji poezi që rimat e kanë braktisun

Me t’dashtë nuk duhet ma

Po dashnia asht kokëkrisun

Në nji kohë të pakthyeme

Asht veç zemra e thyeme

Jam unë pa mue

Se ti ke shkue…

Malli për ty asht si det pa breg

Barka e takimit s’ka ma lopata

Busullës akrepat s’i duhen ma

S’dihet ku m’çel dita e as ku m’ngrys nata

Kur dashnia bahet mall

e kam titullue këtë poezi

Nejse!

Prej mallit s’jam n’terezi

Se nëse dashnia s’asht mall

s’mundet me kenë dashni.

Related Posts

MAJLINDA SHAQIRI-KALIMTHI

Thanë,Zoti e pa me sy atë grua,Shikimi i saj margaritar,Në diamant u shndërrua,Ata than por nuk e pan,Nuk prekën rrugën e gjarprit,As nuk shijuan rrufen e krisur,Peshën e ylberit,Shijen e kripur,Ata thanë por nuk e…