TREGIME NGA MESNEVIA-NJË I MENÇUR QË E SHISTE VETËNPËR TË MARRË

TREGIME NGA MESNEVIA-NJË I MENÇUR QË E SHISTE VETËNPËR TË MARRË

0 Comments

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Një burri po vraponte djathtas majtas për të gjetur zgjidhje për brengën e tij. Një të afërmit i tha:
Kam një çështje të vështirë. Po kërkoj dikë të mençur. Duatë konsultohem me të për këtë çështje. A e njeh dikë të tillë?
Miku i cili po e dëgjonte burrin ia ktheu: Në qytetin tonë kemi një të mençur që e shet vetën për të
çmendur. Këtë punë vetëm ai mund ta zgjidhë. Në rregull atëherë ku mund ta gjejë atë, e pyeti.
Miku: Shiko andej, ka marrë një kallam në dorë e ka bërë si kalë dhe po luan me fëmijë. Mos e shiko se luan me fëmijët, të jep vendimin menjëherë. Inteligjencën e ka sikur zjarr. Ka mendime të zjarrta.

Burri vazhdon drejt te burri i cili po luante me fëmijët. E thërret atë: O njëri që luan sikur fëmijë! Drejtoje kalin tënd pak këtej. Burri duke drejtuar kalin vazhdon drejt tij. Shpejto, mos të të shqelmoj kali im, është pak i egër. Çfarë do? Unë dua të martohem me një grua të këtij qyteti. A thua
cila është e denjë për mua? Burri duke u munduar ta mbaj kalin në gjendje stabile: Në botë ekzistojnë tri lloje grash. Dy të parat janë bela, janë problem. Ndërsa e treta është një thesar zemre që nuk
kapet me dorë. Nëse e merr nga e para bëhet tërësisht e jotja. Nëse e merr nga e dyta bëhet gjysmë e jotja. Ndërsa nga e treta nëse e merr dije që kurrë e jotja nuk mund të bëhet. A kuptove? Tani kali im është shqetësuar më duhet të ikë.
Burri duke ngarë kalin nga kallami ia mbathi. U bashkua me fëmijët. Burri i cili e kishte pyetur e thirri prapë: Eja dhe m’i shpjego pak ato që më the. Cilën nga këto tri lloje ta marr.
Burri që shiste vetën për të çmendur: Vajza beqare e cila nuk është martuar asnjëherë do të jetë tërësisht e jotja. Me të shpëton nga brengat shqetësimet.
Ndërsa gruaja e cila vetëm gjysmë bëhet e jotja është gruaja e ve. Ndërsa gruaja e cila kurrë nuk bëhet e jotja është ajo grua e cila ka lënë fëmijë. Djali i ri brengosur e pyeti përsëri: O njeri i mençur, kam edhe një pyetje që dua të të bëjë.
Pyet të shohim. Por shpejto sepse njëri nga fëmijët më mori topin në shesh.
I riu: Unë nuk e kuptova. Si bëhet kjo punë kështu, kjo mençuri dhe çmenduri? Ti je sikur një diell, si mund të ndodhë që dukesh sikur i çmendur?

I çmenduri: Qytetarët e këtij qyteti deshën të më bënin kadi të këtij qyteti. Ju thash që nuk mund të bëhem kadi. Më thanë nuk kemi njeri tjetër sikur ty. Për këtë shkak unë e dhashë vetën pas çmendurisë. Përndryshe do të më bënin kadi.

Përkushtim
“Përshpirtshmëria zbulon se ka mençuri në marrëzinë, dhe iracionalitet në arsye. Nëse mençuria është kategorike, ndonjëherë ndjehet sikur kategoritë mund të jenë një gabim kategorik. Përballë idesë krejtësisht racionale se dikush e di ndryshimin midis lëvizjeve “të suksesshme” dhe “të pasuksesshme”, shpeshherë përballemi me rezultatet që janë në kundërshtim me arsyeshmërinë e hipotezës fillestare. Ndonjëherë duket si e arsyeshme të fillohet një punë, ndërsa rezultati prej saj del I kobshëm për vepruesin, gjithashtu, shpesh ndodh që marrëzia të tregohet si sukses në dinamikat vepruese. Ngatërresat e këtilla kategorike na bëjnë me dije se mençuria nuk është gjithçka që duhet të shtrihet në të gjitha segmentet e jetës së njeriut, si pasojë e kësaj ne e dëshirojmë një art që e hidhëron arsyen tonë.
Problemi është në paarsyeshmërinë e jetës ose në pamundësinë e arsyes që të shtrihet në të gjitha
segmentet e jetës dhe ta përfshijë sfondin e dukshmërisë? Unë mendoj se dëmi më I madh që I bëhet arsyes është vendosja e saj në fronin e totalitarizmit dhe ajo e përjeton sikletin më të madh kur nuk ia arrin dot që ta shpjegojë paarsyeshmërinë e rezultatit të një vepre plotësisht të arsyeshme”

Prof. Metin Izeti