0 Comments

Tretem n’kujtimet e zamanit t’vjetër

M’vret shpirtin malli i tyne sikur therra

Ato ditë t’bukura ashku

Që ia mbathen njajtë si era

E tash n’shpellen e zemrës teme jam mbyllë

I kundroj veç gurët e saj t’vjetruem

Krejt malet e nijtën sekretin tem o jar

Për halin tem edhe retë me shi vërshuen

A ka këmishë t’pagrisun që ta shton vajin

A ka zemër Jakupi që mallin s’e njeh

Tan bukunitë e dynjasë për sy janë jaratisë

Ama, çka t’duhet shikimi kur Jusufin s’e sheh

Çka i duhet ashikut me e pa agimin e ditës

Kur larg Lejlës shkretinës t’ketë mbetë

Dritë i bahet edhe nata ma e errët

Kur sheh qysh fija e qerpikut vetullën ta prek.

‘Divani Thaalith’

Related Posts

Bekir Sëtkë Erdogan-Me dashurinë tënde

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Me dashurinë tënde, një mali të madh i kam ngjarëMë je mu si tymi që me sillet në kokëSyri, gjuha e dora ime, ty s’të lëshojnëMë je po si romani që…

FATIJONA BAJRAJ-DIMEN MALLI

Dimni n'derë t'zemrës hafëz Shkallën e drunit e ka vnu Po difton që arbaini i mungësës Po vjen tuj hapnu N'sini t'ashkut tem hafëz Hala brumi i mallit po gatuhet Piqet n'oxhak t'gjynylit tem Shtrohet…

TI, KËNGA IME E PËRJETSHME-METIN IZETI

Ti më shkruan mua në hakikat, ndërsa unë i gjori, shkruaj vargje me mexhaz Ti kroni i vetëm i frymës, une frymëmarrës pa takat, Unë jetoj në strehën Tende i shashtrisur, tundem me përtesë të…