0 Comments

Katër duvarna t’ftohta përreth
Mes t’cilëve bedeni m’tretet
Nji i ftohtë vetmie mbizotnon
Çdo dakik hazër terk me ba jetën

N’mahkeme t’ashkut m’qitni
Kabahatin tem kabull e baj
Idam n’udhë t’ashkut n’u bafsha
N’sytë e mi s’ka me pasë vaj

N’kit haps’hane t’mungesës tane
Çdo ditë prangat m’gjakojnë
Asht lodhë gjoksi tuj frymu n’ymyd
Që sytë n’xhemal tan nji ditë m’pushojnë

Kjo dynja jar n’mungesën tane
Për mue asht veç nji zindan
Nuk m’duhet serbest me kanë n’dynja
Kur n’huzurin tan unë nuk jam

Mbrapa hekurave t’ndryshkun
Po tretet edhe ky viran gjynyl
Nuk paska melhem për mungesën
Veç aromës tane i jemi gjyl

N’kit zindan me duvarna t’ftohtë
E kaplueme prej errësinës t’vetmisë
Syni i zemrës gjak m’pikon
Veç prej ashkut, kurrë mërzisë

Zindan dynjaja n’mungesë tane
Ti çka asht zindani jar s’e di
Njiashtu qysh nuk e di
Çka asht jar malli për ty

“Divani Thaalith”

Related Posts

Hyra Zariqi-Të pagjeturit

Qante një nanë e pikëlluar, Djalin e vet ishte duke kërkuar, Që nga lufta s’e kish takuar. E kërkoj, e kërkoj, por s’e gjeti, Qe një kohë nënës së gjorë, Pikë në zemër i mbeti.…

Tregimi i çallmës

Zhytje në detin e Mesnevisë- Mevlana Xhelaluddin Rumi Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Njëri nga udhëtarët e udhës së Hakut kishte vendosur sipër kokës një çallmë të madhe. Kudo që shkonte nuk i mungonte çallma…