0 Comments

Kam humbur në sheshin e Elizesë
I cili sot më duket i pafund
Këtu të gjithë njerëzit bëjnë pazar
Ndërsa ty s’të gjej askund
Kur je në vendin e dashunisë
I vetëm pa dashuninë
Është sikur ta kesh gjithë botën
Por prap t’a ndjesh vetminë

Qyteti i dritave, i errët pa ty
Se vetëm ti ndriçon për këta sy
Kalova pranë lumit Sena
Te muzeu i Luvrit shkova
Parisi u bë sa një botë
Se askund nuk të takova
Më shumë se piktura e Mona Lizës

Vlenë vetëm një buzëqeshje e jotja
Edhe po të bëhen bashkë
Atë s’mund ta pikturojë bota
Kjo fjollë e bardhë dëbore
Që nga pas më shkon
Tek kjo kullë e madhe
Sa shumë me ty ngjason

Ajo butësisht flet me mua
Si shpirti yt i bardhë
Më thotë “është dikush, diku
që për ty ka shumë mall”
Nëpër rrugët e Parisit
Veten e paramendova
Poezinë e shpirtit
Me shpirt e shkrova
Por fare nuk e prisja
Që të vija këtu vërtetë
Ndërsa pa ty Parisi
Aspak s’qenka i njëjtë.

Related Posts

ALPER NAMAL-TAMBUR

Me dashuri çdo fillim nisëE dashura nuk erdhi, tri gjenderata i kam gurëzuarI varfër sa dashuriaQë rënkon në pragTamburi im i sëmurë rri shtrirë në shtratEja, derisa Yskydari vjedh venënSi mund të mos dëgjohet melodia…

VLORA REXHA – I DASHTUN

Malli për tyn'currila muzgu po m'rrjedhE nëpër flet't e mlume me vrerPo m'futet n'trupin tem terr I dashtunBuz've boj'gjaku po m'rrjedhN'mes deg'zash nate mungesa jotepo m'futet n'dejSi zogjtë qi k'pusin krah't n'ajriPa dill po m'çelin…