0 Comments

Po prapë binte shi
Isha ulur nën një çati
Ndalem e mendoj, me veten flas
Po ku na mbet ky njerëzillak
Jeta më ka sfidue
Shumë për njerëz jam mundue
Diell me shi është ngatërruar
Sikur njerëzit që janë hutuar
Male e bjeshka du me i kaluar
Njerëz të mirë për me kërkuar
Nisi dielli me perëndue
Bredhur rrugëve tu kërkue
132
Nuk pashë njeri pa interes
Ka humb nderi e çdo respekt
Ndalem dhe një herë e mendoj
Po ku ta gjejë e ku të kërkojë
Vendosa në shtëpi me u kthy
E takova një rastësi
Ishte i ulur me letër në dorë
Duke shkuar bukë kërkoj
U ula pranë të kuvendoj
Ahh mor mixhë diçka për nder po të kërkoj
Jam tërë ditën duke kërkuar
moral e respekt
S’e di ku kanë shkuar
Eh moj vajzë je pak e re jeta të mëson
Rrugën vet e gjen
Mas do vite ti ki me kuptuar
Kur ki pare të gjithë kanë me tu afruar
Kur t’je keq vet kanë me tu larguar
Vet ki me pa jeta ka me të sfidue

/RevistaUji-9/

Related Posts

FERDANE F. SAHITI-FORCA E GRUAS

Grua ti je e shenjtë si drita që lind n’zemra, Ti ecën në errësirë, pa frikë, pa turbullira. Kur nata të mbulon, dhe mjegullat i fsheh, Prapë je aty ti dashuri, që akund tjetër nuk…

METIN IZETI-TË KËRKOVA GJITHANDEJ

Në Ditët e mia të bukura, në shpirtin tim që këndon elegjiKërkoj një shfaqje nga Qenia, në peizazhetUnë endem, në lot, frika më pushton,Ndikojnë yjet mbi mua - sa për ta shtypur frikën.Sa keq, nuk…

ALBIN MEHMETI-URA

Me ardhjen e kryetarit të ri në qytetin e Dashamirit kishin ndodhur ndryshime të mëdha. Rrugë të reja ishin asfaltuar, shkolla e palestra ishin ndërtuar. Në çdo lagje e në çdo fshat ishte shpërndarë rrjeti…