Mevlana Xhelaluddin Rumi

Mevlana Xhelaluddin Rumi

0 Comments

Përktheu: Prof. Dr. Metin Izeti

O Njeri! Edhe nëse je lart sa mali Kaf, je aq i vogël sa të futesh në një qefin. Mos harro, çdo gjë ka një llogari; sa t’i trishtosh të tjerët aq do trishtohesh vetë…

***

Nëse do të ikësh nga diçka, mos ik nga gjarpri, akrepi, luani, tigri, por nga epshet dhe dëshirat që burojnë nga trupi, sepse të gjitha hallet që na bien në kokë, të gjitha vështirësitë janë pasojë e dëshirave boshe dhe të panevojshme…

***

Mik nuk është ai që tregon të hidhuren. Është ai që mund të tregojë të hidhurën si ëmbëlsirë.

***

Ka shumë njerëz që thonë se për Allahun, hidhen në zjarr. Por para se të hidheni në zjarr, zbuloni nëse jeni Ibrahimi. Sepse zjarri njeh Ibrahimin, jo ty, atë nuk e djeg!

***

Mendja është qengj, egoja është ujku, ndërsa besimi është bariu. Nëse besimi nuk është i fortë, egoja e ha mendjen.

***

“Nuk ka asnjë problem, zotërinj… Brenga, ia tregon rrugën njeriut.”