0 Comments

Në letrën bosh, pika zuri vend
Mbas bismilahit, Lejlaja u përmend
Dhe sapo u shkrua emri i Lejlasë
Letra bukurinë ia mori dynjasë
Kush me dashuri dëgjon dhe sheh
Fjalët e Mexhnunit menjëherë i njeh
Kur boja e lapsit përzihet me mall
Shkrimi do ta bëjë çdo letër të gjallë
Dhe shkroi Mexhnuni i djegur në ashk
S’ka sherbet pa qenë ujë e sheqer bashkë
Ca bimë të ndara për ilaç nuk njihen
Kanë vlerën e duhur vetëm kur përzihen
Ka një lloj luleje që nuk mban erë shumë
Bashkimi me tjetrën mund ta bëjë parfum
A duhen parfumet, kur ti s’më merr erë?
Kur për ty nuk shkruaj, germat a kanë vlerë?
Ç’duhet ndarja e trupave, kur shpirtrat bashkë janë
Të dashurit veç ndarjes asgjë frikë nuk kanë
E lexoi letrën që kishte qëndisur
Tha: ta vë adresën Lejlasë për t’ia nisur
Sakaq iu dridh zemra, toka iu ngushtua
A nuk është Lejlaja, këtu brenda, në mua?
Ku do ta dërgosh letrën o i pabesë?
Në cilën vendndodhje, në cilën adresë?
Ku mund ta marrë Lejlaja këtë letër
Kur veç zemrës sime nuk ka adresë tjetër
Ku dërgohen fjalët që i shkroi zemra
Ashiku s’është jashtë, kur ashku është brenda
Diçka që shkrihet, kurrë nuk ndahet më
Shkruesi dhe lexuesi nuk janë dy, por një.

Related Posts

Kapiten miza

Zhytje në detin e Mesnevisë- Mevlana Xhelaluddin Rumi Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Një mizë ishte vendosur sipër grumbullit të mbeturinës së kashtës që gjendej në një pellg të fëlliqur. Sipas mendjes së saj pellgun…

Ti dhe unë – Shqipe Malushi

Ti dhe unë u takuam,Në tehTë tokësQë erdhëm për ta shpëtuarNga zemërimi,Nga urrejtja,Nga zjarri,Nga plumbat,Nga vdekja.Ti dhe unë u takuam,Mbi shpresatE syve të femijëvePa lotëTë frikësuarNga makthetE dimrave të ftohtë.Ti dhe unë u takuamMbi sekretetE…