0 Comments

Me dhemb shpirti e nga dhembja nxjerr lot e ofshamë
Nuk duron kjo zemër të jetojmë të ndamë
Dua të ndez flakë të bujshme
E në zemren tande të mbetem nji vullkan që lë gjurmë të pazhdukshme.

Premtimet e tua – kopshte në shkretëtirë
Pse fshihesh nga vetja, pse ndjenjën ke ngrirë
A nuk ishe ti ai që më the: ndjenjën duhet ta lëmë të lirë?
Janar i vrarë, çdo fjalë na u ngri
Cili u bëmë dimër, unë apo ti?
Kush mund t’ia shkrijë tani zemrave tona borën,
Nëse njëri-tjetrit më s’ia japim dorën?!

Related Posts

Shqipe Malushi

Shqipe Malushi u lind në Pejë. Është shkrimtare, trajnere për udhëheqje dhe çështje gjinore dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Mori pjesë në themelimin e shoqatës “Motrat Qiriazi” ku filloi të punojë me refugjatët…

Qefin m’u baftë flamuri yt-Fatijona Bajraj

Kosovë, vatani jem i shejtëQefin m’u baftë flamuri ytNuk ma ndrrojnë dashninë për tyEdhe po t'ma qesin lakun n'fyt Ta du fort kaltërsinë Që flamuri yt ma kaBekohet copa e bezitKur harta e artë qëndiset…