0 Comments


E përmallshme eci kalldrëmeve t’mahalles t’zanatlive t’shehrit kadim
Eci direkt për n’xhami n’seher vakt e me i falë nja dy reqate me nxitim
Kambët s’mbajnë prej halit t’ranuem e gjynyli po m’shpejton
Ngutna me mbrri me puthë balli jem sexhaden me u bashku me nurin Tan
E prej xhamisë kur t’kem dalë kambët kah dergjahu vetë m’çojnë mu
Me tespihët qelibar t’metun prej shekujsh me 99 esmatë Tua me t’përkujtu
Me ba ziqer me zemër e me kja me za
Me gjetë huzurin që dynjaja nuk po e ka
Du me u mytë n’lot zanit t’nejit kur nisë me vajtu
Sot knoj me vaj unë, as zaqirat s’kanë me knu
Du me u deh ma zi se me njimijë kadeha t’mejit
Jo me venë t’mejhanës, po me ferjadin e nejit
E kur t’jem neh prej vajit e ofshamës e përtokë t’jam përplasë
S’du me iu kthy dynjasë, du me nejt n’halvet t’sevdasë
Du n’vetmi t’lejlit me thirrë Allah, Allah
Lejlat janë tretun, ka ardhë zamani me e gjetë Ata
Boll, moj zemër mas udhëve t’Lejlasë ke nga
kalldrëmeve t’shehrit t’vjetër
Mevlanë duhesh me gjetë, s’ka hakikat tjetër
S’ka dynjaja sefa, zahmet me udhëtu neper ta
Xhani m’gjet huzur veç kur tha LailaheilAllah

Related Posts

JANARI-FERDANE SAHITI

Me dhemb shpirti e nga dhembja nxjerr lot e ofshamëNuk duron kjo zemër të jetojmë të ndamëDua të ndez flakë të bujshmeE në zemren tande të mbetem nji vullkan që lë gjurmë të pazhdukshme. Premtimet…

METIN IZETI-HAL…

Koka ime është pak e zënë, pak e lodhur ... sot në mëngjes frynë erëra të çmendura toka dridhej ngadalë erërat e çmendura në kokën time, nxitonin mu në kokën time u tremba... sytë e…

Albin Mehmeti- Atmes

Titanët kanë atmeS’asht ky nji mitAta lindën e u përndritën Në tokën që jep përjetësiRrezet e diellit në tokë lindinS’asht aspak çudiAjo tokë shndrit botënAsaj ia falë madhështinëDashtunia në tokë ka folenëKjo asht mrekulliKjo tokë…