0 Comments

Në një këndvështrim metaforik, poetin mund ta konsiderojmë të humbur apo të përndritur, si Judë tradhtarin apo si Budën e ringjallur? Këtë se kuptoi dot as Borgesi, as Pablo Neruda që mplakej brenda dashurise dhe kripës detare të Kilit, dhe s’ ka se si ta kuptojë asnjë poet!

 Rendja e poetit është një rendje maratonë për të kthyer një borxh, për të çuar në vend diçka të fshehtë që komunikon mes tij dhe shpirtit, dhe asgjësë që hap pas hapi përpiqet ta gllabërojë atë…

 Jeta e njeriut është dramë, dhe secili, heret apo vonë, do të hyjë të jetojë brenda dramës së tij.Përse një libër i veçantë o një poet i veçantë na intrigon? Përse na tremb? Mos vallë për gjërat që do donim të bënim dhe si bëmë dot kurrë, që u ndenjëm atyre si përballë detit, por pa futur këmbët në ujë? Apo që i bëmë, por i bëmë keq dhe na rrëmbeu rrjedha e ujërave të jetës dhe na degdisi jasht vetes, jasht realitetit, jasht koherentit njerëzor?

 Apo që i bëmë mirë, i bëmë siç duhet, dhe pritëm më kot për shpërblimin që s’ na erdhi kurrë?

Ti e mbyll nje libër të veçantë dhe hesht pa fjalë, pa përgjigje. Uliksi poetik ka ardhur para portave të Itakës, dhe i mplakur përballet me martesën e muzes me emrin Penelopë, ëndrrat janë thërrmuar, anijen e ka mbërthyer gjumi dhe e kanë përpire dallgët, oqeani është përmbledhur në një pikë sa vrima e majës së një gjilpëre, gjithçka është zhvendosur dhe trurin e ka përfshirë apokalipsi. Jeta ka përveshur mëngët për sfidën më të madhe ndaj poetit, denigrimit të tij, si qenie njerëzore, si qenie e lirë… Gllabërimit të identitetit, fshirjes së vlerave, të grumbulluara me mund shekujve paraardhes nga shenjtorët, poetēt, dhe udhëtarët e mëdhenj.

Çfarë i mbetet tjetër poetit se harpa e trishtuar e mendimeve të tij profetike mbi përjetësinë? Çfarë i mbetet tjetër përveç ridimensionimit të kohës? Për të kuptuar nëse ia vlente apo jo , kjo

 “kohë” e vetes, e të tjerëve, e askujt?

Related Posts

METIN IZETI-UNË DHE SHPIRTI

Mënyra e jetesës materiale ndryshon nga ajo shpirtnore në këtë mënyrë: njeriu material që e lë iniciativën nga duart e tij ka humbur. Në shpirt, megjithatë, humbet ai që mban iniciativën dhe nuk pushon dot.…

NATASHA ÇERA DURIÇI-KUR M’ RA FLAKA JOTE

Kur m' ra flaka joteIsha pyll i rrallë për fatPemët ishin larg njëra tjetrëse gjuhët e dheut ndërmjet tynefiknin kollaj gjuhët e flakëve tuaÇka nuk ishte pemëu shkrumbue.Për muaj e muej erdhi era tymPërzhitja ma…

FATIJONA BAJRAJ-PENXHERE DYNJAJE

Penxhere dynjaje hafëzAsht krejt çka syni m'paDillit paq diftohet e përtejmjaShiut lagun dhe ngjyra s'ka Përtej penxheres t'ashkutKa mbetë silueta e tijS'pat takat gjallnimiS'vijka, ani pse u betu t'vi Kaluen tre devra hafëzT'thatë e s'u…