IZRI REXHA-VARFËRIA TË NDAL FRYMËN

IZRI REXHA-VARFËRIA TË NDAL FRYMËN

0 Comments

Atë paradite u kthye Denisi për në dhomën e tij, i cili banonte në qendër të qytetit si qiramarrës ditor që ishte vendosur aty qe disa javë. Edhe këtë ditë nuk kishte mundur të gjente ndonjë punë që të blente me ato të holla ushqim. Plot dëshprim e zhgënjim  ishte me veten dhe donte ti ikte takimit me qiradhënësen, e cila në të njëjtin kat jetonte. Përgjonte së pari atë që të mos të dëgjoi zhurmë që të ngjitej mandej për në dhomën e tij.

Ai duhet të ecte pran dhomës së ditës me kuzhinën e përbashkët të tyre, që nga korridori nuk kishte derë, shpesh qiradhënësja pushonte aty e shikonte televizorin, kurse dhomen e kishte Denisi në fund të korridorit pran toaletit,  e pa gëlqerosur që e kishte përfshi një pjesë myku. Banesa ishte aq e vogël dhe nuk kishte diçka tjetër përpos një regal, një krevet dhe një tavolinë.  Qiradhënësja telefononte shumë shpesh me zë të lartë sa që dëgjohej në dhomën e tij, e cila e nervozonte e nuk e linte të qetë. Ajo tymoste  duhanin brenda në dhomën e ditës sa që nganjëher duhmi të zinte frymën, si dhe mbante një qenush të vogël të bardhë që kundërmonte, lehte nganjëher në mes të natës që e zgjonin djalin nga gjumi e nuk e linte të qetë.  Kur shkonte në kuzhinë çuni takonte qiradhënësen me mbi peshë, që rrinte ulur në fotelje me kremin e saj plot ngjyrë në buzë e në fytyrë dhe buzëqeshjen naive e të falsifikësuar që e bënin edhe më shumë nervoz. Dukej se e lexonte atë nga brenda dhe menjëher e kaplonte një siklet dhe urrejtje kundër saj. Secilën herë që shkonte aty diçka për të marrë ndiente një ndjenjë të pakëndshme nga e cila i vinte marre të shprehej. Megjithat ajo sillej shumë e dashur dhe i drejtohej me fjalë përkdhelëse.  Por djali i kishte asaj të holla borq dhe kjo e bënte atë edhe më të ngushtueshëm nga frika se do ti kërkonte të hollat.

 Denisi nuk ishte aspak ashtu i heshtur dhe i marrueshëm, por krejtësisht ndryshe, por vetëm në kohën e fundit ishte në gjendje të tillë të nervozës dhe shqetësimit që mund ta quajmë depresion i lehtë. Ai u thellua në vetën e tij e rrinte i përmbajtur jo vetëm me qiradhënësen por edhe me të gjithë njerëzit dhe çdo kërkesë që kishte i frikësohej. Djali ishte nën presionin e varfërisë dhe kjo gjendje vetëvetiu i kishte ardhur. Situata e tij e dhimbshme në kohën e fundit e bënte që ditët nuk i ecnin mirë, gjithçka ishte monoton, e mbrapshtë dhe jo në rregull.  Në të vërtetë ai nuk frikësohej nga qiradhënësja sa i vinte inat nga vetja e tij për situatën që ishte ardhur. Ai mendoi tani se nuk do të frikësohej të shkonte në kuzhinë dhe të qëndron për pak kohë aty e të përgatitë pak ushqim dhe të mos ngutet për shkak të stresit nga ndonjë denoncim  apo padi që do të dëgjonte, ose mandej do të ikte nga aty, apo të kërkonte falje, apo edhe të bënte një gënjeshtër të re. Përsëri ndërroi mendjen sepse nuk kishte asgjë për të bërë bukën ashtu që vendosi për të ndejur në dhomën e tij i uritur, e kur të del jashtë vetëm një përshëndetje të shpejtë ti bën asaj trashulluqes me faqe të mbushura plot tul dhe të largohet.

Tani deri sa ecte nëpër rrugën kryesore të qytetit e kishte kuptuar frikën e tij dhe donte që të kthente besimin në vete, e të jetë një njeri tjetër i guximshëm. Por kjo nuk po i ndodhte, sepse nuk kishte një punë të rregulltë e as një mjeshtri me të cilën do të mundej disi të shpëtonte. Megjithatë donte të kthente besimin te personaliteti i tij.

“Unë dua të ndërmarr diçka për këtë frikë pa lidhje” thoshte ai me një qeshje të veçantë. “Njeriu duhet të prezentohet gjithkund si i ndershëm e i kulturuar dhe i dashur…duhet të jet ai që është dhe vetëm sinçeriteti i ndihmon nga situatat e vështira edhe nëse është një sinqeritet jo objektiv, të tjerët duhet të binden për atë.  Unë nuk dua të iku nga një trashalluqe që kundërmon, e të jem si një burracak i frikshëm, si një macë që fshihet nën tavolinë, si një i humbur pa asgjë…. Një hap më tutje do e bëj… por unë shumë herë flas gjepura. Këto më kanë sjellur këtu….. Për ku shkoj unë kështu rrugës si i mjerë, për ku jam nisur, vetëm të iku nga banesa ime që kundërmon në të gjitha anët, të iku nga jeta që më është bërë  ferr, të iku nga huadhënësit që të gjithë më kërcënojnë e më kërkojnë llogari. Jeta pa përspektiv… Kështu është fati i im… Por jo nuk do të ikë më.”

Tani vapa veç sa e kishte kapluar qytetin, kurse rrugët me kalldrëm nën zenitin e diellit gurët aty-këtu i shkëlqente sa ti merrnin sytë. Njerëzit kishin zënë vend në restoran, apo nën hijet e pemëve në bulevard. Një barrier me skelet e vendosura ia ndali rrugën dhe duhej pran murit të gjatë përballë qendrës së qytetit të kalonte.

Në anën tjetër ishin firmat me emër të njohur që shkëlqenin. Pran tyre pa ai kafenetë e mbushura plot me njerëz që dukeshin në tarasën e rregulluar, të lumtur e të gëzuar. U mendua të hyj mbrenda e të zë një vend aty në pijetore por nuk kishte asnjë Cent në xhep.  U ndal nën një hije të blinit dhe u mbështet i lodhur për trupin e tij. Kishte dy ditë pa ngrën si duhet edhe pantollonat tani i binin fare të lirë sa që vetëm rripi i mbante. Kurse ai qëndronte aty sikur priste një njeri tjetër,  kishte humbur miqësin e tij nën ankthin dhe druajtjen që e ndiçte, pasi kishte gënjyer shumë njerëz, kishte vjedhur dhe ishte zënë me shumë miq e mikesha e po ashtu edhe me familjarët e vet, dhe nuk i kishte mbetur vend në shtëpi të prindërve që banonin larg nga këtu. Ai ishte një djalë me trup të mesëm, me sy të gjelbër të shkruar, me flokë të kafta që i mbante deri në krah të gjata dhe i ndante në mes me fytyrë ovale e një trup atleti normal. Durimi i tij i jepnin një karakteristikë pak më të veçantë, sepse ishte i ndrojtjur gjatë bisedave dhe simpatik për bashkëbiseduesit. Ndoshta kjo ishte një aftësi që nganjëher i jepte mundësi të i keqpërdorë të tjerët, sepse lente një përshtypje të besushëm, të urtë e të mençur. Nganjëherë pëshpëriste me zë me vete, e që ngjante me një monolog. Rrobat i bante të pahekurosura aq sa ngjante me njerëzit e braktisur dhe pa shtëpi. Njerëzit do të marroheshin të uleshin me atë në një tavolinë apo edhe në këmbë të bisedonin. Rrallë shihje ndonjë njeri me rroba të tilla në këtë qytet si të Denisit. Ashtu edhe vetë mendonte se nuk i mbante në rregull përpos flokëve që i kishte të pastërta dhe të krehura, por i lente fajin kushteve të varfërisë të cilat e kishin katandisur në atë gjendje.

Megjithat, një zë e thirri pa pritur:

“Denis, Denis” – posa u këthye në drejtim të zërit pa njërin nga ish miqtë e tij të cilit i kishte pesëdhjet Euro borq, dhe deshi të ikte. Gati sa nuk ia dha vrapit sepse parandiente se tani diçka e keq do të ndodh. Por tani Liani u afrua aq shumë sa nuk mund të bënte asnjë hap. Ishte zënë ngusht e nuk dinte se si të sillej, një befasi që nuk e kishte pritur. Por Liani fliste me buzëqeshje në fytyrë me një sjellje që lente të kuptohet se gjithçka ishte në rregull. U mat ti thoshte “Tani nuk kam Euro por kur të kem do ti kthej”. Mirëpo Liani me shumë pyetje që i bëri përnjëher nuk e la të flasë. Ai i propozoi të ulen në një tavolinë e të pijnë nga një pije të ftohtë në atë vapë që e kishte kapluar qytetin. Një herë u mendua të refuzoj por në situatën që ishte nuk mundej. Ky vetëm ia ktheu:

“Ti do të paguash”!

“Në rregull!……… Përsëri qenke zënë ngushtë.”

“Jeta është kështu”.-ia ktheu, kurse loti i rrodhi nëpër faqe nga një përmallim që aty për aty i erdhi. Një kohë nuk folën, kurse kamarieri iu solli listen e restorantit.  Liani porositi disa ushqime dhe pije për të dy. Mandej i tha:

“Unë kam një punë për ty, a do të punosh për mua?”

Denisi nuk ia ktheu, përsiatej për të kaluarën me mikun që i vinin bashkë me erën që fryu aty, nuk dinte se si ti jepte përgjigje. Kishte një parandnjenë se diçka po i përgatitej jo e mirë. Meditohej se si erdhi ky tani këtu, kur për shumë vite nuk e kishte parë, si duket tani miku i tij i kishte punët mirë dhe kjo e disponoi sepse këtu mund ti shkrep diçka që ta nxjerr nga kjo situat. E shikoi mirë mikun në sy, mandej në trup ku pa  elegancen në veshje, mandej sikur të kërkonte një besim dhe të vlerësonte edhe më mirë atë, kurse ai i përsëriti pyetjen që i bëri më parë. Ky pa u menduar shumë i tha:

“Po, por unë kërkoj dy mij Euro kapar.”

Miku i tij sikur u mendua një kohë, mandej ia ktheu:

“Unë do të jepi vetëm pesqind Euro”.

“Kur duhet të filloj punën?”

“Nga sot nëse do ti e merr kaparën”.

Posa mori të hollat Denisi u nis në një shitore të rrobave ku ndryshoj fizionominë, tani ishtë bërë krejtësisht një njeri tjetër dhe as që do të mendonte dikush që ai ishte ai djali me rroba të palara e të pa hekurosura që kundërmonin. I erdhi një ndjenjë triumfi ndaj gjendjës që kishte më parë. Kur mbrriu në banesë dhe hyri mbrenda qiradhënësja mbeti gojë hapur, një herë sikur nuk besoi se ai ishte qiramarrësi ditor i saj, dhe tani menjëher e pyeti me një zë shurdhues e një ndjenjë zemërimi të neveritshme:

“E të hollat e mia? … Të hollat e mia….Ku jannëë të hollat e miaaa”.

Denisi një herë qëndroi për një minutë në këmbë e nuk i ktheu përgjigje, iu vështirësua frymarrja. Filloi të dihaste i nervozuar.  Deshi ti thoshte pse ashtu pa respekt më pyet, por prap ndërroi mendjen. Fundja mendoi ajo është në shtëpi të vetë dhe ka të drejtë të sillet kështu. Kurse gruaja u ngrit në këmbë dhe filloi të bërtas:

“I dua të hollat e miaaaa…..  borqqin duhet të paguash ose do të denoncoi ”.

Ai si ishte i heshtur plot urrejtje ndaj gruas që përditë e kërcënonte nuk i ktheu kurfar përgjigjje, por vetëm nxori nga kuleta e vjetëruar treqind Euro dhe i zgjati dorën. Gruaja tani i kërkonte për një javë banim pesqind Euro, ashtu që djali u nervozua po edhe ato Euro që deshi ti jepte tani e tërhoqi dorën. Duke e ndjekur ajo nga prapa ai hyri në dhomën e tij, kurse gruaja nuk i ndahej. Pa e pyetur i shtyu derën, fliste e ankohej pa arsye dhe mundohej ti merrte valixhen.  Qenushi i vogël e bënte edhe më shumë nervoz pasi i sillej nëpër këmbë. Djali doli në korridor por tani gruaja e mbante për valixhe deri te shkallët, e kishte shtrënguar fort valigjen dhe si ishte e shëndosh e tërhiqte edhe djalin. Qeni me të lehurat e tij aq të shpeshta dukej se të shqyente, pasi e kafshoi në këmbë Denisi nga dhimbja nuk ishte i koncentruar…. e lëshoi valigjen kurse gruaja nga kati i epërm u rrëzua shkallëve deri në fund, mbeti e shtrirë pavetëdije në fund të shkallëve. Qenushi kur pa këtë skenë tani iku nën krevet duke u ciatur e lehur njëkohësisht. Çuni nuk shikoi më se çfarë ndodhi me qiradhënësen e tij por iku me sa shpejtësi që kishte. Pas ca minutave pa automobilin e ndihmës së shpejtë.

 Pas një gjysmë ore mbërriu djali në anën tjetër të qytetit. Pran shtegut të çiklistëve, një plak ishte rrëzuar dhe nuk ngritej. I shtrirë në mes të rrugës së këmbësorëve nuk mundëte të kërkonte as ndihmë. E ndali biçikletën çuni dhe u afrua t’i ndihmonte. Plaku që tani ishte gjysëm i dehur, me shumë vështërsi i nxori ca fjalë aq ngadal sa që mezi i kuproi Denisi, ai thoshte:

“Më lerë… këtu, mos.. më ndihmo, …unë …unë nuk të paguaj …për ndihmën që më bën, më le të vdes….”!Si duket nuk ishte mirë financiarisht, por ai nuk e la, e mori për krahu e përcolli deri në shtëpi që ishte afër. Kur mbërrin në tarasën e shtëpisë, plaku u ul në tavolinën e kopshtit,  me një mirësjellje i tha që të uleshin dhe të bisedonin. Ashtu si ishte i heshtur çuni u ul pran dhe e dëgjoi rrëfimin plakun që fliste për gruan që nuk e kishte më dhe të birin që e kishte braktisur. Një tregim i shkurtër që dukej sa një roman. Dikur sikur tregimi i plakut mori fund dhe Denisi deshi të ngritet, sepse gjatë gjithë kohës kishte ndejtur si njeri i pa kohë, si njeri në ikje e sipër por plaku ishte interesant dhe e pyeti:

“Për ku shkon kështu çun”

Një kohë nuk dinte se si të përgjigjej, a të fantazonte diçka apo të gënjen ndonjë trillim të ri apo të jetë i sinqertë. Iu kujtua që sinqeriteti i rrëmben zemrat e njeriut. Një qetësi mbretëroi deri sa plaku pyeti përsëri.

“Unë nuk kam shtëpi …. po kërkoj një banesë me qera.”

Plaku u mendua pak, e shikoj atë që ishte i veshur aq bukur e dukej një zotëri i vërtetë me një qëndrim të kulturuar dhe një shprehje plot respekt,  mandej iu drejtua:

“Nëse do bano në katin e dytë, shtëpia ime është e lirë.”

Tani shkëlqeu nga gëzimi dhe fytyra iu ndez, buzëqeshja i erdhi. E pyeti:

“Sa kushton”?

“Bano një herë mandej do të jap një çmim, por nuk do të kushton shumë”.

“Faleminderit”!

“Tash do ta sjell çelësin, kurse hyrjen e ke nga ana e prapme, s’ke asgjë me hyrjen nga ana e ime. Nëse nuk të pëlqen banesa më sjell çelësin përsëri”.

Atij iu duk se u bë me krah dhe po fluturonte, në këtë gjendje plot rrëmujë, iu kujtua një fjalë e një miku “Bën mirë do të gjesh mirë,nëse  bën keq, her do kur do të ndjek e keqja”.

Muzgu veç kishte filluar të bie, kurse ai u vendos aty. Ashtu si ishte i lodhur nga gjithë ato ditë të shqetësuara vetëm u shtri në krevat që e mori gjumi si një njeri i vdekur. Të nesërmen në gazetë lexoi për tragjedinë e gruas dhe kërkesën e policisë për djalin e panjohur. Ende nuk mund të besonte se ishte fjala për atë. U nis për në punë pak më i pushueshuem, por truri i tij ende ishte diku në ikje