0 Comments

Përktheu: Artan Sadiku

A e din kush, gjumi qi përshkon lezëm syt’ e foshnjës – prej kah vjen?
Po!
Paska dalë fjala se në fshatin e zanave, atje, nëpër hijet e pyllit sa lehtas të ndriçuem prej xixëllojave, kokan p’shtetun n’degë dy sythat e magjepsjes – prej aty paska mbet’ me ia puth foshnjës te dy syçkat e ballit.
A e din kush, buzëqeshja qi rrez’llon ndër buzt’ e foshnjës – a thue prej kah ia beh?
Po!
Paska dalë fjala se nji rreze e zbehtë pinjolle e Hanës’ Re sikur drapni, e paska pas ledhatue majën e nji reje vjeshte në t’sosun edhe aty, n’andrrën e nadjes së bamun qull prej veses, për herë të parë paska pas lind buzëqeshja – ajo buzëqeshje qi rrezllon buzëve të foshnjës’ fjetun.
E a din kush me thanë, freskia e ambël, e butë, qi shpërthen si behar shtatit të foshnjës – ku asht mshefun a thue, tan kët’ kohë?
Po!
Kur nana paska kenun vashë e re, fshehtësi e brishtë, e heshtun e dashnisë, lezëm, ia paska pas mbushun zemrën deng – nj’ajo freski qi tash lulzon kandshëm shtatit t’foshnjës.

Related Posts

ESRA DEMIZ-RRUGË TË HESHTURA

Qytetin e humbur po kërkojnë këto rrugë të vjetraDritën e humbur po e kërkonKjo errësirë e verbër Në këto rrugë jeton zërii rënkimevetë vuajtjeve, britmave të fshehura Ky qytet ka qoshe të errëta bosheThellësi errësire…

FATIJONA BAJRAJ-HAFËZ MALLI

E dveta tokën për mallin A thue peshë ma t'rand se ti a ka Ma i rand se unë asht shtatë pash E turpnune toka mue m'tha E dveta zjermin për mallin A thue ma…

LINDA SHAQIRI-MË LEJO TË ÇLIROJ LIRINË

Më lejo të shkruaj,Shekujt,Më lejo t’i këndoj,Vitet,T’i thur lavdi kohës,Gjurmëve të saj,Të grisura në çdo cep historie,Kudo,Nën hapa ,Me baltë të mbështjella,Të lara me gjakun e njomë,Nëpër beteja,Të groposura me dheun e tradhtisë,Kundërmon aromë varfërie,Më…