DORENTINA MURTURI-ROLI I INTELIGJENCËS EMOCIONALE NË MËSIMDHËNIE
KULTIVIMI I NJË MJEDISI TË SHËNDETSHËM PSIKOEDUKATIV
Mësimdhënia si proces ngërthen ne vete një gamë të gjerë të aftësive. Bazuar
në nocionet e përhapura për natyrën dhe karakteristikat e mësimdhënies,
mësimdhënia mund të përkufizohet si një proces kompleks shoqëror, që
ngërthen ne vete art dhe shkencë, veprimtari profesionale, një proces që i
nënshtrohet vëzhgimit shkencor, analizave prej mirëfilli dhe që varet shumë
nga aftësitë e komunikimit. Për më tepër, mësimdhënia është një detyrë e
specializuar që përfshin një sërë aftësish mësimore dhe njihet si një proces
ndërveprues që mund të realizohet si në kontekste formale ashtu edhe në ato
informale (Mangal, Mangal, S. 2019).
Mësimdhënia efektive mund të mundësojë karrierën e ardhshme akademike
dhe profesionale të nxënësve dhe siç thuhet në librin e Ulferts (2021),
mësimdhënësit janë pikërisht ata që ndihmojnë gjeneratat e reja të shoqërisë,
të arrijnë potencialin e tyre të plotë.
Më shumë se 2000 vjet më parë, siç citohet në librin e autorit Daniel Goleman
(1995), filozofi antik Platoni, pohoi se “çdo proces mësimor ka një bazë
emocionale”. Por edhe tashmë në shekullin XXI, faktorët personal dhe
inteligjenca emocionale, vlerësohen si dy faktorë kyç që ndikojnë në procesin
e të mësuarit (Homayouni, 2011).
Ndaj, emocionet janë pjesë e pandashme e ambientit edukativo-arsimor dhe
menaxhimi adekuat i tyre, krijon kushte të favorshme për përfitime të shumta
si në nivelin personal ashtu edhe në atë profesional.
Inteligjenca emocionale, sipas Mayer (2004), është aftësia për të arsyetuar në
mënyrë të vlefshme me emocionet dhe për të përdorur emocionet për të
zhvilluar të menduarit.
Në të njëjtën linjë, autori Rajagopalan (2019) ka theksuar se mësimdhënia
stimulon fuqinë e të menduarit të nxënësve dhe i drejton ata drejt vetë-mësimit I
njëjti autor shpjegon gjithashtu se mësimdhënësit e përgatitur dhe të
përkushtuar ndaj kërkesave dhe nevojave të nxënësve, arrijnë të krijojnë
gjenerata emocionalisht të qëndrueshme. Sipas artikullit të tij, tre procese kyçe
që e shoqërojnë mësimdhënien janë: përvojat e të mësuarit që mësimdhënësit
japin, objektivat arsimore që ata kanë si dhe ndryshimet në veprimet e njerëzve
që ata inkurajojnë.
Duke ditur se klasat përfaqësojnë një kontekst social shumë kompleks në të
cilin mësuesit dhe nxënësit vazhdimisht ndërveprojnë dhe reagojnë ndaj
sjelljeve të njëri-tjetrit, autorët si Savina, Fulton, Beaton, (2021) theksuar se
mësimdhënia dhe të nxënit janë të zhytura në emocione. E këtu vie në pah
rëndësia e inteligjencës emocionale në kontekstin e ambitetit shkollor.
Autorët si Salovey dhe Mayer (1990) e përkufizuan inteligjencën emocionale
si nën-kategori të inteligjencës sociale, e cila përfshin aftësinë për të
monitoruar emocionet tona dhe emocionet e njerëzve të tjerë, për të
diskriminuar emocionet dhe për t’i përdorur ato për të orientuar mendimet dhe
sjelljet tona.
Ndërsa, sipas Daniel Goleman (1995) inteligjenca emocionale përbëhet nga
ndër faktorë të tillë si: niveli i vetëdijes, vetëvlerësimi, kapaciteti dhe
pavarësia, vetëaktualizimi dhe vetëvendosja. Autori Goleman, gjithashtu vuri
në dukje se brenda konceptit të inteligjencës emocionale ka faktorë të jashtëm
me të njëjtën rëndësi si raportet intrapersonale, të cilët lidhen me shkallën e
ndjeshmërisë dhe ndjenjës së përgjegjësisë për të tjerët. Bazuar në idenë e tij,
janë pesë kompetenca sociale dhe emocionale e përbëjnë inteligjencën
emocionale. Këto kompetenca janë: vetëdija, vetërregullimi, motivimi,
ndjeshmëria dhe aftësitë sociale.
Autori i librit Inteligjenca Emocionale, Daniel Goleman (1996), po ashtu
theksoi se njerëzit kanë dallime në mënyrën e njohjes së emocioneve të tyre
dhe të të tjerëve, dhe ata ndryshojnë gjithashtu në aftësinë e tyre për të kuptuar
emocionet dhe për t’i menaxhuar ato. Këto dallime, siç tregoi Goleman, luajnë
një rol më të madh se koeficienti i inteligjencës (IQ) në përcaktimin e suksesit
në jetë, sepse vetëdija emocionale dhe aftësia për të kontrolluar ndjenjat mund
të jenë më të fuqishme se IQ në disa raste, për të përcaktuar suksesin.
Inteligjenca emocionale në krahasim me koeficientin e inteligjencës, ka
tolerancën për t’u përmirësuar nëse trajnohet mirë. Pra, inteligjenca
emocionale shquhet me fleksibilitetin e saj për tu ndryshuar dhe për tu
përmirësuar nga praktikimi i komponentëve bazë të saj.
Si rrjedhojë, Goleman sugjeroi që të kemi sukses në jetë, duhet të kemi një
kuptim më të qartë se çfarë do të thotë të përdorim me mençuri emocionet.
Përdorimi i mençur i emocionave, fillon nga shtëpitë tona, për të vazhduar
pastaj me shakthtësitë që mësohen në shkollë dhe zgjerohen në komunitet.
Mësimdhënia me inteligjencë emocionale është një term i përdorur nga
Mortiboys (2005) i cili sugjeroi se mësimdhënësit që nuk e përfshijnë
inteligjencën emocionale në klasat e tyre mund të reduktojnë ndjeshëm
rëndësinë e ekspertizës, të të mësuarit dhe strategjive mësimore. Andaj, nga
këndvështrimi i tij, inteligjenca emocionale mund të ndikojë pozitivisht në
aspekte të shumta të punës së një mësimdhënësi, të tilla si mënyra se si ata
trajtojnë disiplinën e nxënësve, si bashkëpunojnë me nxënësit për të krijuar
raporte dhe sa efektiv mund të zhvillohet të mësuarit reflektues.
Hulumtuesi Mortiboys (2005) zgjeroi qasjen e tij dhe arriti në përfundimin se
edukatorët me inteligjencë emocionale më të lart, kanë më shumë gjasa të
mbështesin zhvillimin e nxënësve të tyre, t’i bëjnë ata më të angazhuar, më të
motivuar, të gatshëm për të tejkaluar sfidat në klasë, më bashkëpunues, elastik,
krijues dhe më e rëndësishmja, më të hapur ndaj perspektivave të të mësuarit.
Nga ana tjetër, Sekreter (2019), deklaroi se inteligjenca emocionale është një
faktor vendimtar që luan një rol të rëndësishëm në efektivitetin e
mësimdhënësve. Zhvillimi i marrëdhënieve mbështetëse mësues-nxënës,
strategjitë efektive të menaxhimit të klasës dhe zbatimi i një programi të
suksesshëm të të mësuarit emocional, janë tregues për promovimin e
rezultateve pozitive të zhvillimit në arritjet e nxënësve. Tutje, hulumtimi i
Siddique dhe Taseer (2020) në Pakistan, zbuloi gjetje të ngjashme, duke
treguar që sa më e lart që është inteligjenca emocionale e mësimdhënësve,
efektiviteti i tyre do të jetë më i lart.
Konsideruar këto të gjetura dhe marrë parasysh globalizimin e shpejtë të
informacionit dhe njohurive, mësimdhënësit në shekullin XXI duhet të
zotërojnë gjithnjë e më shumë aftësinë për t’u përballur me situata emocionale
në klasë (Valente, Lourenço, Dominguez-Lara, 2022). Siç shpjeguan autorët,
mënyra se si mësimdhënësit formojnë dhe trajtojnë gjendjen e tyre emocionale
dhe ato të nxënësve të tyre është qendra e suksesit në arsim. Si rrjedhojë, ata
sugjeruan që për të zhvilluar kapacitetin për të mbështetur nxënësit gjatë
periudhave të vështira, është thelbësore të përfshihen aftësitë e inteligjencës
emocionale në kurrikulë.
Për më tepër, në një analizë të bërë nga Ramana (2013), roli i inteligjencës
emocionale është shpjeguar si një tregues që mbështet kapacitetin e
mësimdhënësve për të përdorur strategji proaktive, të cilat u mundësojnë atyre
të planifikojnë për situatat stresuese dhe të këmbëngulin në arritjen e
objektivave të tyre fillestare përballë pengesave të mundshme. Si rrjedhojë, u
rekomandua që të realizohen aktivitetet të ndryshme individuale dhe grupore
për të përmirësuar inteligjencën emocionale të mësimdhënësve për shkak të
ndikimit të rëndësishëm që ajo ka në mjediset edukativo-arsimore.
Hulumtuesja thekson se këto aktiviteti do t’i pajisnin mësimdhënësit me
shkathtësi për të krijuar dhe përdorur teknika, strategji, qasje të reja dhe
inovative për t’i udhëzuar nxënësit në një mënyrë më praktike.
Sipas Valente dhe Lourenço (2020), përfshirja e inteligjencës emocionale në
trajnimin akademik të mësimdhënësve është thelbësore për zhvillimin e tyre
profesional dhe personal. Andaj, edhe hulumtimet e shumta tregojnë se rritja
e inteligjencës emocionale të mësimdhënëve mund të arrihet duke praktikuar
programe trajnimi që janë të verifikuara nga shkenca.
Kotsou, Quoidbach, Hansenne, Weytens, Dupuis, (2011), deklaruan se
aplikimet e trajnimeve të duhura me metodologjinë e duhur për inteligjencën
emocionale në mjediset shëndetësore, arsimore dhe organizative, mund të
ofrojnë një qasje premtuese për zhvillimin dhe promovimin e aftësive efektive
të jetës. Rezultatet e studimit të tyre eksperimental, zbuluan se trajnimi i
inteligjencës emocionale përmirëson dukshëm rregullimin e emocioneve, të
kuptuarit e emocioneve dhe kompetencat e përgjithshme emocionale.
Gjetjet e studimit të Hen dhe Sharabi-Nov (2014), treguan se nivelet e vetë
reflektimit, ndërgjegjësimit emocional, rregullimit emocional dhe të kuptuarit
ndërpersonal të mësimdhënësve, po ashtu përmirësohen nga trajnimi mbi
inteligjencën emocionale.
Programet për zhvillimin e inteligjencës emocionale mund t’u japin mësuesve
strategjitë që u nevojiten për të menaxhuar konfliktin, për të inkurajuar
ndjeshmërinë dhe për t’u dhënë nxënësve një ndjenjë përkatësie.
Mësimdhënësitt mund të krijojnë një mjedis të sigurt dhe mbështetës të të
mësuarit, ku nxënësit ndjehen të lirë të shprehin veten, të punojnë me
bashkëmoshatarët e tyre dhe të marrin një rol aktiv në procesin arsimor duke
përfshirë inteligjencën emocionale në praktikat e tyre të mësimdhënies
(Ganesan, Bankar, Zalte, Sharma, Khatreja (2023).
Nga të gjeturat e prezantuara dhe mbështetur në literaturën e kohës, kualiteti i
mësimdhënies dhe shpërfaqja e potencialit të brendshëm të mësimdhënësve
dhe nxënësve, sigurohet pikërisht nga inteligjenca emocionale. Kthimi i
vëmendjes tek menaxhimi dhe përdorimi i emocioneve në favor të
mësimdhënies dhe mësimnxënies, do t’i shërbente direkt përmirësimit të
klimës shkollore dhe përgatitjes së mëtutjeshme të gjeneratave si në aspektin
akademik ashtu edhe në atë personal.
Andaj, investimi në programe fuqizuese të inteligjencës emocionale të
mësimdhënësve, do të ndikonte në rritjen e inteligjencës emocionale të
nxënësve, do të përmirësonte sistemin edukativo-arsimor, si dhe do të
shpërfaqte potencialin e plot të të dyja palëve, gjë që do të ishte në përfitim
edhe të interesit publik.
Referencat
Ganesan, J., Bankar, S., Zalte, S. (2023). Assessing the Impact of Emotional
Intelligence Development Programs on Teaching and Learning Outcomes.
European Chemical Bulletin, 12(8).
Goleman, D. (1995). Emotional intelligence: why it can matter more than IQ.
London: Bloomsbu.
Homayounsi, A. (2011). Personality Traits And Emotional Intelligence As
Predictors Of Learning English And Math, Procedia – Social and Behavioral
Sciences 30.
for
Hen M., Sharabi-Nov A. (2014). Teaching the teachers: Emotional intelligence
training
teachers.
Teaching Education, 25(4):375-390. DOI:
10.1080/10476210.2014.90883
Mangal, S.K., Mangal, S. (2019). Learning and teaching, PHI Learning Private
Limited, Delhi.
Mayer, D. (2004). What is Emotional Intelligence?.UNH Personality Lab 8.
Retrieved
from:
https://scholars.unh.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=1007&context=personal
ity_lab
Mortiboys, A. (2005). Teaching with Emotional Intelligence: A Step-by-Step
Guide for Higher and Further Education Professionals (1st ed.). Routledge,
London.
Ramana, T. V. (2013). Emotional Intelligence and Teacher Effectiveness- An
Analysis. Voice of Research. 2(2).
Rajagopalan, I., (2019). Concept of Teaching. International Journal of
Education, 7(2).
Savina, E., Fulton, C., Beaton, C,. (2021). Training Teachers in Emotional
Intelligence: A Transactional Model for Elementary Education. 1st ed.
Routledge, New York. 2021.
Sekreter, G. (2019). Emotional Intelligence as a Vital Indicator of Teacher
Effectiveness. International Journal of Social Sciences & Educational Studies,
5(3), 286-302.
81
Salovey, P., Mayer, J. (1990). Emotional Intelligence. Imagination, Cognition,
and Personality, 9(3), 185-211.
Ulferts, H. (2021)/ Teaching as Knowledge Profession: Studing Pedagogical
Knowledge across Education Systems, Educational Research and Innovation,
OEDS Publishing, Paris.
Valente, S. Lourenço, A., Dominguez-Lara, S. (2022). Teachers in the 21st
Century: Emotional Intelligence Skills Make the Difference. Doi:
10.5772/intechopen.103082
Valente, S. Lourenço, A. (2020). Conflict in the Classroom: How Teachers’
Emotional
Intelligence
Influences
https://doi.org/10.25115/kasp.v1i4.4249
/Revista Shkencore Psikologjike Shëndetësore/