ABDULLAH KLINAKU-ROLI I ISLAMIT NË RUAJTJEN E IDENTITETIT KOMBËTAR SHQIPTAR

ABDULLAH KLINAKU-ROLI I ISLAMIT NË RUAJTJEN E IDENTITETIT KOMBËTAR SHQIPTAR

0 Comments

Islami ndër shqiptarë ka traditë disa shekullore, e cila është zhvilluar pa
ndërprerje që nga shekulli XV e deri në ditët tona, duke ushtruar një ndikim
esencial në mbijetesën dhe në formësimin e identitetit fetar, kulturor dhe
kombëtar. Duke pas parasysh faktet historike, pushtimet e njëpasnjëshme mbi
trojet shqiptare, qëllimin e lig të fqinjëve të ardhur, për asimilimin e
elementeve të identitetit tonë kombëtar vunë në sfida të mëdha duke e
rrezikuar ekzistimin tonë. Roli i islamit në ruajtjen e identitetit kombëtar, duke
mos përjashtuar edhe faktorët e tjerë, është e një rëndësie të veçantë dhe i
argumentuar me të dhëna shkencore të ndërtuara mbi burime të sakta historike
dhe arkeologjike.
Ilirët-shqiptarët para ardhjes së perandorisë osmane gjegjësisht para pranimit
të Islamit ishin popull pagan. Kjo formë e besimit është një ndër shkallët më
të ulëta të emancipimit fetar dhe si të tillë u mungonte fuqia e besimit për
rezistimin e asimilimit dhe tëhuajsimit nga pushtuesit e ndryshëm që bëheshin.

Për këtë fakt është ndryshimi i gjuhës dhe traditës në masë të madhe e në tërësi
edhe fesë nga paganizmi në kristianizëm e më vonë duke ndërruar edhe vijën
kishtare nga Kisha Romake në atë Ortodokse. Këto ndryshime në identitetin e
vet ndodhin shumë lehtë tek populli që nuk ka një formësim të duhur dhe të
kompletuar kombëtar dhe fetar.
Mungesa e plotë e dëshmive të shkrimeve shqipe, madje mungesa e gjurmëve
kulturore në shekujve VII- XIV, ku bie edhe sllavizimi i plotë i toponimeve
në trojet shqiptare dhe madje edhe sllavizimi i patronimeve të vetë
shqiptarëve, zbulojnë qartë atë katandisje etnike, që vazhdonte përgjatë
shekujve të sundimeve bizantine e sllave, e të cilat vetëm sa e thellonin
asimilimin që kishte përhapur romanizimi nga pushtimi i gjatë romak.
Në burimet e shkruara nga autorë të huaj antikë, të cilët kanë pasur kontakte
me shqiptarët, më të shumtën dominon një vlerësim negativ për karakterin dhe
për organizimin e tyre. Sado që në këto vlerësime ka pasur keqdashje të
autorëve, nuk mund të përjashtohet plotësisht objektiviteti i tyre, meqë
organizimi dhe rrezatimi kulturor i ilirëve/shqiptarëve në këto periudha
historike ka qenë shumë inferior në raport me romakët në fillim dhe me fqinjët
grekë e sllavë më vonë. Nuk duhet injoruar as fakti se qytetet antike me
rrezatim kulturor të ndjeshëm, si Butrinti, Apollonia, Durrësi, në fakt kanë
qenë koloni helene e romake dhe në to nuk ka gjurmë të shkruara në gjuhën
ilire-shqipe dhe as aktivitete kulturore të dokumentuara me prejardhje ilire.
Kjo është në përgjithësi gjendja e ilirëve dhe rreziku permanent i tyre për
asimilimin dhe zhdukjen e ilirëve/shqiptarëve. Gjallërimi dhe ngritja e
vetëdijes kombëtare dhe fetare gjatë perandorisë osmane ishte ajo e cila ruajti
dhe fuqizoi identitetin tonë kombëtar për dallim nga periudha para islame.

Shqiptarët gjatë periudhës të perandorisë osmane me përqafimin e Besimit në
Një Zot dëshmuan një vlerë të posaçme njerëzore dhe një emancipim të lartë
fetar. Duke besuar Zotin dhe duke zënë vend tek ta Shpallja Hyjnore, filloi të
zë fill edhe emancipimi kulturor e intelektual, përparimi dhe zhvillimi i jetës
familjare e sociale si dhe formësimi kombëtar dhe fetar. Obligimet fetare gjatë
zbatimit të tyre edukonin këtë popull në durim, përgjegjësi dhe përkushtim për
vendin.
Ngritja e vetëdijes për edukimin familjar, ngritja e respektit për prindërit,
edukimi i fëmijëve, ngritja dhe emancipimi i femrës, rregullimi i
marrëdhënieve bashkëshortore, familjare e farefisnore krijonte kushtet për
emancipimin e mirëfilltë kombëtar e fetar. Duhet të ceket në këtë pikë se
çështja e ngecjes së implementimit të plotë të edukimit familjar sipas
dispozitave islame ka qenë edhe indoktrinimi i malësorëve me të drejtën
zakonore-kanunin.
Ndikimi i islamit edhe në edukimin social dhe në ngritjen e kapaciteteve të
formuara ishte i jashtëzakonshëm. Prova të identitetit të tillë do të jepeshin më
vonë, pas disa shekujsh të jetës nën sundimin osman, ku ndodhi një
transformim real i jetës sociale, kulturore, fetare dhe kombëtare të shqiptarëve.
Këta shembuj do të vijnë pasi të kenë kaluar gati pesë shekuj të sundimit
osman, në të cilin shqiptarët njohën një rikonsolidim të brendshëm demografik
dhe kulturor, pas shpërbërjes së gjatë nën sundimet romake, bizantine e serbe.
Janë themeluesit e Lidhjes së Prizrenit identifikim i një profili të ri të individit
shqiptar, që kërkon realizimin e vet dhe të fateve të kolektivitetit, me anën e
një angazhimi të disiplinuar dhe të menduar mirë në sfondin e komplikuar të
zhvillimeve politike, diplomatike e ushtarake të kohës. Pa një profilizim të tillë
ka qenë e paimagjinueshme që të krijohet një lëvizje indipendentiste që
synonte ruajtjen dhe afirmimin e identitetit shqiptar dhe islam të shqiptarëve,

mjete për ta sendërtuar këtë ide, madje për këtë qëllim do të bashkëpunojë
edhe me Malin e Zi. Këtë ide e ndihmoi edhe Austro-Hungaria, por edhe
arbëreshët, si politikisht ashtu edhe me armë. Mirëpo, për shkak të synimeve
egoiste katolike, kjo ide dështoi. Këtë shtresë Von Kohl-i e quan si “shtresa e
prijësve fisnorë dhe sunduesve feudalë, të cilët herë janë në hasmëri ndërmjet
veti e herë në hasmëri me organet lokale”;

Grupimi i tretë, i cili kryesisht jetonte në mërgim, që njihej si grupi i
Stambollit, ku shquheshin vëllezërit Frashëri, ishte më aktivi në mesin e tyre.
Këtë shtresë Von Kohl e quan “shtresa e intelektualëve të arsimuar në Evropë
apo në Turqi, që gëzonin nam dhe autoritet në Stamboll apo në botën arabe”.
Sipas shumicës së studiuesve shqiptarë, grupimi i tretë konsiderohet flamurtar
i patriotizmës shqiptare dhe ishte më i zëshmi dhe më aktivi. Ky grup do ta
bartë barrën kryesore në përgatitjen dhe organizimin e tubimit të njohur në
Prizren më 1878. Po ashtu thotë: Lidhja e Prizrenit kishte një karakter të fortë
mysliman, udhëhiqej nga myftilerët, ulematë dhe kadinjtë.
Madje edhe vendi ku u mbajt Lidhja e Prizrenit tregon një simbolikë tjetër të
rolit të islamit në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar. Shumë burime historike
pohojnë me prova e fakte se Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit është mbajtur në
xhaminë “Gazi Mehmed pasha” e njohur në popull si Bajraklia.
Me këto ngjarje edhe finalizohet formimi i kombit shqiptar dhe i shtetit
shqiptar duke e ruajtur këtë popull nga asimilimi dhe duke e dalluar atë edhe
me kombin edhe me fenë dhe më simbolikat e të dyjave. Ndërsa populli
shqiptarë i cili jetonte në trojet e lashta shqiptare por nuk pranuan Islamin u
asimiluan disa nga ta gradualisht siç është rasti i Bitolit, Maqedoni.

në rrethimin armiqësor ballkanik, në moskuptimet tragjike të qeveritarëve
osmanë dhe të gjeopolitikave antishqiptare dhe antiislame të shekullit XIX dhe
të shekullit XX në Evropë. Kur analizohen me kujdes biografitë dhe bëmat e
personaliteteve të kësaj lëvizjeje, është e qartë se ato dëshmojnë për një
emancipim të individit shqiptar në Islam, ku kishte përfituar vlera të larta
organizative nga përvoja shtetërore, politike dhe fetare në Perandorinë
Osmane. Falë këtij transformimi dhe kësaj vetëdijeje vepruese islame, edhe u
kultivua toleranca e brendshme shqiptare. Kjo tolerancë e brendshme
mundësoi integrimin e shqiptarëve, të cilët edhe pse u përkisnin feve të
ndryshme, realizuan një projekt unik politik dhe nacional. Ky projekt rezultoi
me identifikimin e kërkesave politike dhe nacionale në vitin 1878 dhe me
krijimin e shtetit shqiptar në 1912. Nga faktet historike është krejt e qartë se
barrën kryesore të këtij projekti komb formues e shtet formues, përfshirë edhe
pasojat në formën e gjenocidit serb në viset veriore pas Kongresit të Berlinit
dhe ndëshkimin e pushtetit turk, që erdhi si reaksion i detyrueshëm, për shkak
të imponimit të diktatit të Fuqive të Mëdha të kohës, e ka bartur mbi vete
popullsia myslimane shqiptare dhe elita intelektuale e politike e dalë prej saj.
Noel Malkolmi, i cili i dallon tre grupime ose kahe politike në periudhën
historike para Lidhjes së Prizrenit, kryesisht është i pranueshëm:

Grupimi i parë, sipas tij, ishte përpjekja e malësorëve për t’i mbrojtur ose
edhe për t’i zgjeruar të drejtat e tyre tradicionale të vetëqeverisjes, përballë
programit të reformave osmane; në këto reforma dëshirohej të imponohet
elementi vendas, si për myslimanët ashtu edhe për kristianët, si për malësorët
ashtu edhe për rrafshin. Këtë shtresë Christine von Kohl-i e quan “shtresa e
analfabetëve, e çifligarëve të mesëm”;

Grupimi i dytë synonte krijimin e një principate autonome katolike shqiptare,
të cilën e përkrahu edhe monsinjor Prenk Bibë Doda. Ai nuk do të zgjedhë

/RevistaUji-9/