shb.frymezimi@gmail.com +383 44 871 660

Une jam nej – Hakan Mengyç – Fatijona Bajraj

8,00 

“Dëgjoje pëshpëritjen e zemrës tënde, jo zhurmën e të tjerëve…”

Ky është një rrugëtim.
Rrugëtimi i pjekjes së nejit duke filluar nga kallamishtja, i cili gjen shpirt nga fryma e nejzenit…
Ai që t’i ka hapur dyert ty, është një evolucion që fillon dhe mbaron në ty… Ky libër është i shkruar për t’i udhërrëfyer të gjitha përpjekjet që i ke dhënë në rrugën për të balancuar jetën, në lidhjen trupi-fitimi dhe mendjen tënde. Është bashkuar me ty që të mund t’i hapësh deri në fund dyert që i vetëm nuk ke mundur t’i hapësh.
Në fakt, informata që kishe nevojë ishte çdoherë në mes. Krijuesi çdo herë foli me ty, mirëpo ti nuk e ke dëgjuar, sepse mendja jote ishte shumë e zhurmshme.
Kishte gjithnjë njerëz që mund të ndihmonin mirëpo ti nuk i fute ata në jetën tënde, sepse zemra jote kishte harruar t’iu besojë të tjerëve. Je shmangur çdoherë nga çdo pengesë që të ka dalë në rrugë, sepse që moti ke hequr dorë nga potenciali yt.
E ke humbur besimin që çdo gjë mund të realizohet.
Ke vrapuar vazhdimisht për të arritur dhe për të fituar, mirëpo asgjë nuk ke arritur sepse koha veçse të ka marrë rob.
Je aq i/e shpejtë aq i/e zënë, saqë trupi tanimë të ka kaluar para shpirtit.
Tani në këtë libër do të mësosh të ndalosh.
Kur ta gjesh ngadalësimin, trupi do ta jetojë kënaqësinë e bashkimit me shpirtin.
Këtu do të mësosh të marrësh frymë drejt.
Do t’i ndërtosh përsëri lidhjen, punën, fitimin dhe shëndetin tënd.
Të gjitha që ke harruar tani do t’i kujtosh.
Do ta krijosh një TI të ri në vetën tënde.
Është koha t’i rrënosh gjërat që nuk je i/e kënaqur me to dhe t’i ndërtosh përsëri.
Mos ki frikë! Forcën që të duhet, ti vetëm se e posedon.
Unë, vetëm do të jem ndihmues se si ta gjesh…

 

SKU: Une jam nej Categories: , Tags: , ,