Familja – Eljesa Sali
5,00 €
Eljesa Sali lindi më 30 mars 2004 në Shkup.
Eljesa është nxënëse e shkollës së mesme të
mjekësisë në Shkup. Ka pasion poezinë dhe
shkrimin letrar. Hapat e parë letrar i hodhi në
moshë të hershme. Ka botuar përmbledhje me
poezi dhe novela. Ky është libri i dytë i botuar.
Eljesa ka marrë pjesë në shumë gara dhe
evenimente poetike, në të cilat mori vlerësime të
shumta. Ka shkruar tekste të këngëve dhe
recitaleve të ndryshme.
Eljesa me këtë libër dëshiron t’i tregojë
mendimet e saj rreth shoqërisë dhe lidhjes së të
rinjve me familjen. Sipas saj, rinia duhet të lexojë
dhe po ashtu të shprehet sa më shumë, pasi
shkrimi është mënyra më e mirë, ku ajo shpreh
mendimin dhe vizionet e saj.