Letër Ashku – Edi M. Juniku
4,00 €
Edi (Shejh Musa) Juniku lindi në Gjakovë më 27 prill të vitit 2000.
Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, si dhe atë të mesme të
mjekësisë. Rrjedh nga një familje me tradita fetare, ku fryma e
tesavufit islam për shumë breza e ka shoqëruar prej fëmijërisë me
emrat e mëdhenj të Junus Emresë, Mevlana Rumiut, Shemsi
Tebriziut, Ibni Arabiut e shumë velinjëve të tjerë. Kjo ka qenë dhe
arsyeja e frymezimit te tij për shkrimin e librit të tij të parë “Letër
Ashku”, që ia dedikoi babait të tij, Shejh Musa Junikut, me rastin
e shtatëdhjetë vjetorit të lindjes së tij.
Libri përbëhet nga dyzet poezi, të cilat trajtojnë shumë momente e
gjendje shpirtërore që Saliku apo Muridi i përjeton gjatë udhëtimit
drejt udhës së Hakkut. Po ashtu, disa prej këtyre poezive janë
dedikim për babain e tij, udhën e të cilit e ka pasur dhe vazhdon ta
ketë admirim dhe pikësynim në jetë.
Ai i ndjek studimet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin
Filologjik në Departamentin e Orientalistikës, ku u njoh edhe më
shumë me poetët e mëdhenj të orientit, të cilet aq shumë i kishte
dëgjuar dhe vazhdon me mësimin e gjuhëve të orientit si gjuha
turke, arabe dhe ajo perse e osmane. Njëkohësisht vazhdon dhe
studimet në kolegjin AAB në Fakultetin Juridik, në degën Juridik i
përgjithëshëm. Shumë prej poezive të tij botohen nga shtëpia
botuese “Frymëzimi” në revistën Uji.