Mihriban – Abdurrahim Karakoç – Fatijona Bajraj
4,00 €
Perktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj
Kur përmendet dashuria, lapsi nga dora më bie
Sytë nuk shohin e mendja habitet
Flaka që është duke u dridhur në llambë mërdhihet
Dashuria nuk u shkruaka në letër, Mihriban
Nëpër mjek s’ka ilaç për plagën time
Kur përmendet dashuria, përtej mos kërko
Çdo gjë ka një përfundim, ama
Dashurisë nuk po i vihet kufiri, Mihriban
Në përshkrim, kuptimi i dashurisë s’është duke u strehuar
Këtë vuajtje e mërzi e di vetëm kush e ka provuar
Është e tëra një nyje e pazgjidhshme
Nuk munda ta zgjidh, nuk zgjidhet dot, Mihriban