Sabahattin Ali – Orhan Veli Kanëk – Fatijona Bajraj
4,00 €
Hej!
Isha një zog i pabrengë
Që rashë në degën tënde
Fluturova lartësive
Tash të rashë maje këmbëve, hej
Isha i thellë porsi deti
Syve tu i cekët iu duka
Isha më i ftohtë se malet me dëborë
Tu afrova ty, u dogja, hej
Përjetova mërzi që të mbaroj s’di
Derdha lot e gjak të zi
Isha shembull për të mençurit
Tash u bëra për çmendinë, hej
Ç’të bëjnë ashikët ty?
Buzët kënd të ta puthin?
Ti je një verë e çuditshme
Ende pa të pirë u deha, hej
Nga gjuha s’më hiqet kujtimi yt
Çdo rrugë tek ti më shpie
Jam një rob i pistë e mëkatar
U pastrova tate fytyrë duke vëzhguar