Zhytje në detin e MESNEVISË – Fatijona Bajraj
5,00 €
Njëri nga udhëtarët e udhës së Hakut kishte
vendosur sipër kokës një çallmë të madhe.
Kudo që shkonte nuk i mungonte çallma në kokë.
Një ditë në mëngjes del nga shtëpia dhe po vazhdonte
drejt dergjahut. Derisa ai ecte një hajdut i fshehur
në skaje të rrugës e ndiqte nga pas. Kur arriti në
një rrugicë të zbrazët dhe të qetë në të cilin nuk
kalonin shumë kalimtar ai e sulmoi nga pas dhe duke
ia marrë çallmën filloi të ikë. Ndalo i bërtiti nga pas.
Heqja brezin se është i mbështjellur e shikoja brendinë.
Hajduti në të njëjtën kohë që po vraponte filloi
ta zgjidhë mbështjellësin. Më në fund e zgjidhi,
por çfarë të shihte. E tërë brendia e tij ishte e stërmbushur
me disa beza të thjeshtë. Në dorë i mbeti një copë bezi.
U nervozua teje mase dhe e hodhi në tokë. Iu drejtua
duke e qortuar: Unë kam menduar se ashtu siç e ka pamjen
e jashtme e ka edhe brendinë, ndërsa ti hileqar paske qenë.
Udhëtari i Hakkut: eh pra bir, dynjaja mu kështu është.