Eljesa Sali lindi më 30 mars 2004 në Shkup.
Eljesa është nxënëse e shkollës së mesme të mjekësisë në Shkup. Ka pasion poezinë dhe shkrimin letrar. Hapat e parë letrar i hodhi në moshë të hershme. Ka botuar përmbledhje me poezi dhe novela. Ky është libri i dytë i botuar.
Eljesa ka marrë pjesë në shumë gara dhe evenimente poetike, në të cilat mori vlerësime të shumta. Ka shkruar tekste të këngëve dhe recitaleve të ndryshme.
Eljesa me këtë libër dëshiron t’i tregojë mendimet e saj rreth shoqërisë dhe lidhjes së të rinjve me familjen. Sipas saj, rinia duhet të lexojë dhe po ashtu të shprehet sa më shumë, pasi shkrimi është mënyra më e mirë, ku ajo shpreh mendimin dhe vizionet e saj.